Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vazhdon rënia e numrit të popullsisë në Kosovë

09/06/2024 - 15:38
në Ekonomi, Lajme
A A
Vazhdon rënia e numrit të popullsisë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë po vazhdon trendi i rënies së numrit të popullsisë. Sipas ekspertëve, faktorët që kanë ndikuar në këtë trend, janë emigrimi dhe rënia e natalitetit. Ata i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore, që të hartojnë politika për uljen e emigrimit. Zyrtarët e Agjencisë së Statistikave patën thënë së fundmi se janë të vetëdijshëm që ka ulje të numrit të popullsisë, ndonëse numri zyrtar nga regjistrimi i fundit ende nuk është bërë publik.

Mbi 1.7 milion ishte numri i banorëve në Kosovë në vitin 2011, kur është bërë regjistrimi i popullsisë. Nga atëherë deri sivjet, kur u bë regjistrimi i fundit, sipas të dhënave, ka vazhduar të ketë rënie të numrit të popullsisë. Këtë vit, nga 5 prilli deri më 24 maj, u zhvillua procesi i regjistrimit të popullsisë, ndërsa Agjencia e Statistikave në konferencat e fundit ka bërë të ditur se të dhënat fillestare pritet të publikohen në korrik, ndërsa ato përfundimtare në fund të këtij viti. Ekspertët thonë se në rënien e numrit të popullsisë kanë ndikuar emigrimi dhe ulja e natalitetit. Demografi Sami Behrami, tha për Radio Kosovën se kjo është shqetësuese dhe se tani është koha e fundit që institucionet të merren seriozisht me problemin e migrimit.

Edhe Besim Gallopeni nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës, tha për Radio Kosovën se faktorët kryesorë janë lëvizjet e popullsisë dhe numri i ulët i lindjeve. Ai theksoi se pasojat mund të jenë të mëdha në të gjitha fushat.

Gallopeni theksoi se trendi i rënies së numrit të popullsisë është vërejtur në të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës. Tutje ai theksoi se institucionet vendimmarrëse në Kosovë duhet të kenë një vëmendje të shtuar, në mënyrë që të kenë një organizim konform gjendjes në terren, duke ndërmarrë hapa në ndërtimin e politikave, që ky trend i emigrimit të ulet.

Në raportet vjetore të Agjencisë së Statistikave, dhjetëra-mijëra persona largohen çdo vit nga Kosova drejt vendeve të huaja. Ndërsa para gjashtë muajve, ASK-ja bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2022, e kanë lëshuar Kosovën mbi 41 mijë persona.

JU REKOMANDOJMË

Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi

Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi
24/09/2026 - 13:14

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të reagojë publikisht lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, ndërsa ka deklaruar se nuk ka...

Më shumëDetails

Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
24/09/2026 - 13:07

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, shfrytëzoi aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë për të plasuar një narrativë...

Më shumëDetails

Agasi dhe Vlora Hyseni dyshohet se tentuan të ndihmojnë edhe Erion Veliajn

Agasi dhe Vlora Hyseni dyshohet se tentuan të ndihmojnë edhe Erion Veliajn
24/09/2026 - 12:49

Hetuesit kanë zbuluar komunikime të vazhdueshme mes Ergus Agasit dhe Erion Veliajt, gjatë kohës që biznesmeni ishte në arrati, e kryebashkiaku në qeli Të tjera detaje janë bërë...

Më shumëDetails

Sveçla: Fitorja në veri u arrit falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe qindra policëve të tjerë

Sveçla: Fitorja në veri u arrit falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe qindra policëve të tjerë
24/09/2026 - 12:40

Në Banjskë të Zveçanit, është vendosur gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Vendosja e gurthemelit u bë në trevjetorin e rënies së rreshterit të Policisë...

Më shumëDetails

Berisha përplaset me ministren: Kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit për t’u ngjitur në detyrë si deputete

Berisha përplaset me ministren: Kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit për t’u ngjitur në detyrë si deputete
24/09/2026 - 12:35

Kreu i PD-së, Sali Berisha është përfshirë në një debat me ministren Erjona Ismaili, lidhje me çështjen e SHISH. Ai iu drejtua ministres duke i thënë: vetëm një...

Më shumëDetails

Ambasada e Francës në Kosovë përkujton Afrim Bunjakun, kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë

Ambasada e Francës në Kosovë përkujton Afrim Bunjakun, kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë
24/09/2026 - 12:29

Ambasada e Francës në Kosovë, në Kosovë ka përkujtuar policin e vrarë Afrim Bunjaku, në trevjetorin e sulmit në Banjskë, duke kërkuar që përgjegjësit për sulmin të përballen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandali financiar mbi 1 miliard dollarë: Organizatat ndërkombëtare kërkojnë hetim urgjent ndaj Raiffeisen Bank për shkeljen e sanksioneve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Mihali e shqetësuar që dështoi plani për zgjedhje në dhjetor

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Deklaratën qysh e ka thanë Kurti në Kuvend për Behajdin Allaqin e tha edhe gjyqtari i Hagës“

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë