Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MAPL-ja, për ndërtimin e shtëpive në komunat në veri nuk kishte siguruar asnjë dëshmi për mënyrën e përzgjedhjes së 57 përfituesve

14/06/2024 - 13:08
në Kryesore, Lajme
A A
MAPL-ja, për ndërtimin e shtëpive në komunat në veri nuk kishte siguruar asnjë dëshmi për mënyrën e përzgjedhjes së 57 përfituesve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MPAL), në dy thirrje publike për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjestarët e komuniteteve pakicë në katër komunat veriore, nuk kishte dëshmi të mjaftueshme nga ana e komisionit për përzgjedhjen e përfituesve dhe ekzaminimin e tyre në terren para dhënies së subvencioneve.

Këto gjetje me parregullsi janë identifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit (ZAK), gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin e kaluar.

Sipas raportit, lidhur me proceduart e përzgjedhjes së përfituesve por ndërtimin e shtëpive sipas dy thirrjeve publike për të cilat ishin ndarë mjete në vlerë të përbashkët 3 milionë euro për ndërtimin e shtëpive me sipërfaqe 75 metra katror dhe 62 metra katrorë, është identifikuar se nuk ka dëshmi të mjaftueshme nga ana e komisiniut për përzgjedhjen e përfituesve dhe ekzaminimin e tyre në terren para dhënies së subvencioneve.

“Edhe pse ka qenë kërkesë e thirrjes që në kushte të barabarta prioritet duhet të kenë kategoritë e veçantë, nuk ka dëshmi se këto kritere janë zbatuar nga komisioni përzgjedhës.

Sipas listave të ofruara nga komisioni i vlerësimit, tek thirrja e parë e datës 07.08.2023, kishin aplikuar 200 pjestarë të komuniteteve jo shumicë përderisa, sikpas listës së komisionit, kriteret i kishin plotësuar 119 prej tyre dhe ishin përzgjedhur prej tyre dhe ishijn përzgjedhur për t’u financuar vetëm 57 përfitues. Ndërsa, tek thirrja e dytë e datës 22.11.2023 kishin aplikuar 142 pjestarë të klomuniteteve jo shimicë, sipas listës së komisionit, prej tyre 85 I kishin plotësuar kriteret për ndërtimin e shtëpive nga të cilët ishin përzgjedhur për t’u financuar vetëm 21 përfitues”, thuhet në raport.

Po ashtu auditori ka konstatuar se komisioni për vlerësimin e alikacioneve nuk kishte përgatitur një raport detal për mënyrën e kategorizimit të përfituesve të cilët ishin priortizuar nga lista e plotë e përfituesve.

“Komisioni vlerësues kishte kryer vizita në terren për vlerësimin e gjendjes së përfituesve, por nuk kishte siguruar asnjë dëshmi për mënyrën e përzgjedhjes së 57 , përkatësisht 21 përfituesve. Më tej, ne kemi testuar edhe gjashtë rate të aplikuesve të cilët sipas listave zyrtare edhe pse i kishin plotësuar kriteret për subvencionimin nuk ishin përfiutues.

Për të njëjtit.nuk kishte dëshmi se si janë vlerësuar kriteret shtesë për rastet me kushte të barabarta sipas thirrjes publike”, thuhet në raport.

Kjo kishte ndodhur për shkak se nuk janë zbatuar aktivitetet e duhura të kontrollit lidhur me raportimin dhe monitorimin nga ana e komisionit për ndarjen e subvenioneve, me ç‘rast nuk ishte dokumentuar sa duhet procesi i vlerësimit të aplikacioneve sipas kritereve të përcaktuara nga ministria.

Fjetje tjetër sipas raportit ëhstë identifikuar edhe tek projektet me marrëveshje bashkëfinacimi me komunat e Kosovës.

“Nga testimi i 18 mostrave për bashkëfinancimë më komunat përkatëse, vëtëm pesë projekte ishin përfundar brenda afatit të paraprarë, ishin bërë pranimet teknike dhë MAPL kishtë bërë kërkesa për fshirjen/ bartjën e pasurisë në komunat përkatëse.

Përdërisa, për 12 projektet tjera, pagesat nga ana e MAPL-së ishin përfunduar, në anën tjetër komunat përkatësë nuk i kishin kryër obligimet e tyre kontraktuale dhë financiarë.

Ne kemi identifikuar dy rastë ku punimet nuk ishin realizuar sipas planit dinamik, siç parashihej me kontratë:

“Ndërtimi i sallës së sporteve në shkollën “Ismaj Luma” -Komuna e Lipjanit – vlera e kontrates ishtë 270,000 euro, vlera e zotuar nga MAPL ishte 235,374 euro përderisa vlera e zotuar nga Komuna ishte 34,626 euro.

Marrëveshja për mbështetje financiare të projektit nga skema e granteve për përformancë komunale ishtë nënshkruar më 2023 përderisa kontrata ishte nënshkruar më 06.07.2023 më afat për përfundimin e puneve për 120 ditë kalendarikë, jo më vonë se 20.11.2023 ndërsa fatura lidhur me situacionin ë dytë ishte pranuar më 13.10.2023 në vlerë prëj 52. 295 euro.

Deri në prill të vitit 2024 përqindja e realizimit të projektit ishtë vetëm 28.44%; dhe “Ndërtimi i dy nënkalimeve për këmbësor” – Komuna e Obiliqit- vlera e kontratës ishtë 400,261 euro, vlera e zotuar nga MAPL ishtë 250,000 euro dhë përderisa vlera e zotuar nga Komuna ishte 150.261 euro. Marrëëeshja ishtë nënshkruar më 14.03.2023, përderisa kontrata ishtë nënshkruar më 19.07.2023”, thuhet në raport.

Afati për kryerjen e punimeve në kushte të veçanta të kontratës (KIVK) ishtë 120 ditë kalendarikë përderisa ishin kryer vetëm 82 % ë punimeve.

Bazuar në raportin e menaxhërve të kontratës të datës 27.12.2023 ishin ndërprërë punimet për shkak të problemeve më infrastrukturë nëntokësore, kabllove dhe instalimeve të tënsionit të lartë.

“Në gjatë ekzamiminimit fizik në prill të vitit 2024, kemi konstatuar që projekti ende nuk ishte përfunduar.

Kjo sipas MAPL dhe menaxherëve të kontratave kishte ndodhur për shkak të vonesave pas nënshkrimit të Marrëveshjeve të mirëkuptimit dhe kontratave si dhe vonesave në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga komunat. Po ashtu, vonesat kishin ndodhur për shkak të problemeve të identifikuara gjatë implementimit të projekteve”, thuhet në raportin e auditorit.

JU REKOMANDOJMË

Asambleistja mitrovicase Majlinda Kurti fton qytetarët në protestën për çlirimtarët

Asambleistja mitrovicase Majlinda Kurti fton qytetarët në protestën për çlirimtarët
15/02/2026 - 17:32

Asambleistja mitrovicase nga PDK, Majlinda Kurti ka ftuar publikisht qytetarët për të marrë pjesë në protestën që do mbahet pasnesër, më 17 shkurt, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë,...

Më shumëDetails

Liburn Aliu mbështet protestën për çlirimtarët

Liburn Aliu mbështet protestën për çlirimtarët
15/02/2026 - 17:16

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ka shprehur mbështetje për protestën që pritet të mbahet më 17 shkurt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Përmes një postimi në facebook,...

Më shumëDetails

“Në fazën finale të procesit në Hagë”, Krasniqi: Do të dalim edhe më shumë në marshin e 17 shkurtit

“Në fazën finale të procesit në Hagë”, Krasniqi: Do të dalim edhe më shumë në marshin e 17 shkurtit
15/02/2026 - 16:58

sh-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin që pritet të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve...

Më shumëDetails

Pamje nga momenti emocionues i ribashkimit të dajës me vajzën që u nxor nga Siria pas 12 vitesh

Pamje nga momenti emocionues i ribashkimit të dajës me vajzën që u nxor nga Siria pas 12 vitesh
15/02/2026 - 16:21

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka publikuar pamje emocionuese të dajës Xhetan Ndregjoni të ribashkimit me mbesën e tij, Evën, 12 pas vitesh ndarje, pasi kjo e fundit...

Më shumëDetails

Marrëveshja e Ohrit, Kurti: Duhet të na dorëohet Radojçiqi, të nënshkruhet marrëveshja dhe të tërhiqet letra e Brnabiqit

Marrëveshja e Ohrit, Kurti: Duhet të na dorëohet Radojçiqi, të nënshkruhet marrëveshja dhe të tërhiqet letra e Brnabiqit
15/02/2026 - 15:57

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, referuar Marrëveshjes Bazike/Ohrit, i ka përsëritur ato që thotë t’i ketë kushtet e tij pararendëse. Në një takim me disa senatorë amerikanë në...

Më shumëDetails

“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimit: Solidaritet dhe thirrje për lirim të çlirimtarëve

“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimit: Solidaritet dhe thirrje për lirim të çlirimtarëve
15/02/2026 - 15:40

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, vizituan sot familjen e Rexhep Selimit, i cili po gjykohet në Hagë në fazën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Suanita tregon arsyen pse u nda nga vëllai i Ramiz Lladrovcit (VIDEO)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Pas eleminimit Labi ‘tregon’ sa vota mori mbrëmë, akuzon rëndë produksionin

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pamje nga momenti emocionues i ribashkimit të dajës me vajzën që u nxor nga Siria pas 12 vitesh

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë