Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës

17/06/2024 - 10:39
në Lajme
A A
Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është i gatshëm të përfshihet në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ministri Rashiq ka thënë se kurdo që Qeveria do të nisë hartimin e një drafti për Asociacionin në bashkëpunim me serbët lokal në Kosovë, do të jap kontributin e tij.

Rashiq e ka konsideruar të rëndësishëm themelimin e Asociacionit për komunitetin serbë në Kosovë, derisa thekson se s’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës.

Nga ana tjetër, Rashiq i konsideron deklarata boshe konkluzionet e dala nga “kuvendi gjithëserb”, pasi thotë se janë vetëm për përdorim të brendshëm në Serbi.

“Pa dëshirë e kisha pranuar atë obligim, por normale nëse ka nevojë për një gjë të tillë kryeministri. Unë në çdo moment jam i gatshëm që të jap kontributin në këtë aspekt. Unë e konsideroj vetën si një profesionist dhe kisha marrë përgjegjësi, megjithatë obligimet që do të na kishin dal si pjesë e qeverisë do t’i kishim marrë pa asnjë problem”, ka thënë ai.

Sipas tij, themelimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe se si i tillë duhet të bëhet.

“Konsideroj se Asociacioni pasi që është një marrëveshje ose obligim që është marrë me vite, rikujtoj se marrëveshjet ndërkombëtare kanë një fuqi më të lartë se ligjet lokale dhe normale se obligimet duhet të respektohen. Unë inkurajojë jo vetëm kryeministrin por edhe nivelin teknik se sa i përket formimit të Asociacionit nuk do të ketë shkelje të kushtetutës apo ligjeve. Është ai elementi aty që garanton se nuk mund të ndodh një gjë e tillë. Ka qenë pika e dytë mos gabohesha të marrëveshjes së vitit 2015, ku thuhet se kjo marrëveshje së pari duhet të kalohet përmes Kushtetutës apo ligjeve të Kosovës. Bazuar në këtë, kjo e siguron një themel të besueshëm që një gjë e tillë sikur shkelje apo manipulimi brenda ligjeve nuk duhet të ndodh”, ka theksuar Rashiq.

Ai ka deklaruar se institucionet në Kosovë s’duhet të kenë frikë për një bosnjëzim të Kosovës pas themelimit të Asociacionit, pasi Gjykata Kushtetuese mund ta pastrojë atë nga elementet jokushtetues.

Megjithatë, ai ka shtuar se drafti i Asociacionit i prezantuar nga Bashkimi Evropian ka disa gjëra të cilat për të janë ta paqarta.

“Pasi s’kemi draftin tjetër edhe pse unë e lexova draftin por të them të vërtetën shumë sene nuk kam bash të qarta. E di se për draftin mund të them se është një formë gjithëpërfshirëse dhe nuk është hy në detaje. Në momentin kur bëhet prezantimi i draftit qoftë të dërgohet në Kushtetuese apo të dërgohet për verifikim në Komisionin e Venecias, unë do të kisha pasur pyetje, sepse nuk e kam të qarta. Mirëpo nuk është pyetje a do të pajtohem unë apo jo, pasi kemi profesionistë të cilët e vërtetojnë saktë a është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Unë vet do të përpiqet që të inkorporoj ndoshta disa ide të mira por përndryshe unë nuk kam aspak frikë se mund të ndodh një Bosnjëzim, sikurse që thuhet sepse prapë institucionet janë këtu dhe veprojnë. Në fund të fundit nga ai vlerësim që do të ndodhte nuk do të kishte prishur rendin dhe kushtetushërinë”, ka deklaruar Rashiq.

Sa i përket të ashtuquajturit “kuvend gjithëserb”, ku udhëheqës të Serbisë dhe të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin, Rashiq thotë se ato janë deklarata boshe dhe vetëm për përdorim të brendshëm.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryetari i serbëve në Bosnje, Milorad Dodik e kanë mbledhur këtë kuvend për interesa personale dhe se konkluzionet e dala nga kjo mbledhje s’kanë asnjë peshë në aspektin evropian dhe regjional.

“Mos i konsideroni ato deklarata ju lutem, sepse ato janë për përdorim të brendshëm. Ju duhet të kuptoni se ata dy persona(Vuqiq dhe Dodik) që kanë qenë udhëheqësit e ngjarjes çdo fjalë që e bëjnë e kanë për interesa të veta dhe për përdorim të brendshëm. S’ka asnjë peshë në aspektin evropian dhe as regjional. Janë vetëm fjalë të zbrazura”, ka përfunduar Rashiq.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë ditë më parë se Qeveria do ta shqyrtojë draftin e BE-së për Asociacionin vetëm nëse Serbia e zbaton në tërësi marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Sipas saj, Kosova nuk mund të dërgojë draftin e Miroslav Lajçakut për asociacionin në Gjykatën Kushtetuese si pjesë të ndarë nga marrëveshja e arritur vitin e kaluar, por vetëm si pjesë e pakos që parasheh edhe planin e detajuar të implementimit.

JU REKOMANDOJMË

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
01/09/2026 - 13:04

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se qëndrimi i partisë së tij s’ka ndërruar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke shtuar se nuk kanë obligim ndaj një...

Më shumëDetails

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?
01/09/2026 - 12:30

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e Kosovës nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e të drejtave dhe kompetencave...

Më shumëDetails

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit
01/09/2026 - 12:11

Kryetarët e komunave të prirë nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë për t’ia dorëzuar Kurtit kërkesat e tyre. Ata sot kanë organizuar...

Më shumëDetails

Tahiri: Marrëveshja VV-LDK u arrit, pse ende nuk po thirret seanca e Kuvendit

Tahiri: Do ta kërkojmë shkarkimin e Kurtit
01/09/2026 - 12:03

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk e thirrën seancën konstitutive të paralmentit, as pas dakordimit...

Më shumëDetails

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps
01/09/2026 - 12:01

Ka nisur protesta e kryetarëve të disa komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës, e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kundër asaj që ata...

Më shumëDetails

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë