Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të profesor Ukshin Hotit: E vërteta për të me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit

17/06/2024 - 14:44
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të profesor Ukshin Hotit: E vërteta për të me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me rastin e ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik Ukshin Hoti, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë bustit të tij dhe vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe.Në përkujtim të figurës së tij, kryeministri shprehu nderimet më të larta dhe mirënjohjen e thellë për jetën dhe veprën e profesor Ukshin Hotit.

“Ashtu qysh rikthehemi në Krushë të Madhe për çdo ditëlindje dhe sa herë që mundemi ndërmjet ditëlindjeve, gjithashtu e rilexojmë veprën e bacës Ukë, sepse ajo është përherë aktuale dhe flet për kohën tonë jo më pak se sa për kohën kur ai shkroi, studioi, punoi, jetoi e veproi”, tha kryeministri Kurti.Kryeministri u shpreh se e vërteta për profesor Ukshin Hotin me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit, teksa rikujtoi se ai është zhdukur pas lirimit nga burgu dhe atë menjëherë në maj të vitit 1999. “Prandaj, ata që janë fajtorë, ata që janë përgjegjës, ata e kanë edhe arkivën e zhdukjes së profesor Ukshin Hotit”, shtoi kryeministri.

Ai nënvizoi dhe se tashmë e kemi një Komision me vendim të Qeverisë, që do ta bëjë ribotimin e veprës së plotë të Ukshin Hotit, dhe njëkohësisht do të botojë edhe tekste, dokumente të pabotuara deri më tani, duke rikujtuar që një pjesë e konsiderueshme e teksteve janë djegur atëherë kur është djegur kjo shtëpi e cila sot është Shtëpi Muze.

“Populli i Kosovës jeton i lirë, i pavarur, kemi shtetin tonë, Republikën e Kosovës, Republikën për të cilën edhe në kuptimin teorik edhe në aspektin praktik ka bërë aq shumë Ukshin Hoti dhe kriminelët kanë ikur, ndërkaq pasardhësit e Ukshin Hotit edhe biologjik edhe politik ja ku janë, ja ku jemi bashkë”, përmbylli prononcimin kryeministri.

Përgjatë vizitës, kryeministri Kurti shkroi dhe në librin e kujtimeve të Shtëpisë Muze:“Rikthehemi në ditëlindjen e prof. Ukshin Hotit, për çdo vit në Krushë të Madhe, dhe, sa herë që mundemi ndërmjet ditëlindjeve. Rikthimi në Krushë të Madhe dhe rileximi i veprës së Ukshin Hotit janë detyrë kombëtare dhe qytetare dhe njerëzore për secilin dhe të gjithë. Shtëpia Muze është vend i lavdisë historike shqiptare të mendimit të thellë politik dhe të një jete të jetuar denjësisht”.

JU REKOMANDOJMË

DioGuardi: Kosova duhet ta ketë presidentin, armiqtë janë të gatshëm ta prishin ekuilibrin në Ballkan

DioGuardi: Kosova duhet ta ketë presidentin, armiqtë janë të gatshëm ta prishin ekuilibrin në Ballkan
24/08/2026 - 12:59

Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi ka deklaruar se Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një president, duke paralajmëruar se dështimi për zgjedhjen e kreut të shtetit mund ta...

Më shumëDetails

Kurti: Në Zubin Potok u gjetën eshtra të 23 personave, numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Kurti i kërkon BE’së të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën: Premtimi juaj është zgjerimi
24/08/2026 - 12:51

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka prezantuar raportin përmbledhës për gërmimet e zhvilluara në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore që...

Më shumëDetails

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr u paguan nga Serbia, morën pjesë në takime për bllokimin e rrugëve
24/08/2026 - 12:43

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë për gjetjen e një presidenti të ri të vendit. “Ta gjejmë një president të...

Më shumëDetails

Sami Lushtaku dhe Fitore Pacolli nënshkruajnë marrëveshjen për Objektin Ç në Skenderaj, investimi 4.4 milionë euro

Sami Lushtaku dhe Fitore Pacolli nënshkruajnë marrëveshjen për Objektin Ç në Skenderaj, investimi 4.4 milionë euro
24/08/2026 - 12:30

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për financimin e Objektit Ç, në vlerë prej 4.4 milionë euro, në kuadër të programeve të banimit...

Më shumëDetails

“Mos na pengo…” – përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit “Shala Group” refuzon të flasë për vdekjen e punëtorit në Veternik

“Mos na pengo…” – përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit “Shala Group” refuzon të flasë për vdekjen e punëtorit në Veternik
24/08/2026 - 12:09

Një 49-vjeçar humbi jetën sot në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi dyshohet se ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një objekt. Mësohet se viktima është...

Më shumëDetails

Punëtori që humbi jetën në Veternik, ishte duke punuar në kompaninë “Shala Group” (Emri)

Ky është punëtori që humbi jetën në Veternik, ishte duke punuar në kompaninë “Shala Group”!
24/08/2026 - 11:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një 49-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar. Insajderi ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Me këtë çmim pritet të shitet nafta sot

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë