Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të profesor Ukshin Hotit: E vërteta për të me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit

17/06/2024 - 14:44
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të profesor Ukshin Hotit: E vërteta për të me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me rastin e ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik Ukshin Hoti, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë bustit të tij dhe vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe.Në përkujtim të figurës së tij, kryeministri shprehu nderimet më të larta dhe mirënjohjen e thellë për jetën dhe veprën e profesor Ukshin Hotit.

“Ashtu qysh rikthehemi në Krushë të Madhe për çdo ditëlindje dhe sa herë që mundemi ndërmjet ditëlindjeve, gjithashtu e rilexojmë veprën e bacës Ukë, sepse ajo është përherë aktuale dhe flet për kohën tonë jo më pak se sa për kohën kur ai shkroi, studioi, punoi, jetoi e veproi”, tha kryeministri Kurti.Kryeministri u shpreh se e vërteta për profesor Ukshin Hotin me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit, teksa rikujtoi se ai është zhdukur pas lirimit nga burgu dhe atë menjëherë në maj të vitit 1999. “Prandaj, ata që janë fajtorë, ata që janë përgjegjës, ata e kanë edhe arkivën e zhdukjes së profesor Ukshin Hotit”, shtoi kryeministri.

Ai nënvizoi dhe se tashmë e kemi një Komision me vendim të Qeverisë, që do ta bëjë ribotimin e veprës së plotë të Ukshin Hotit, dhe njëkohësisht do të botojë edhe tekste, dokumente të pabotuara deri më tani, duke rikujtuar që një pjesë e konsiderueshme e teksteve janë djegur atëherë kur është djegur kjo shtëpi e cila sot është Shtëpi Muze.

“Populli i Kosovës jeton i lirë, i pavarur, kemi shtetin tonë, Republikën e Kosovës, Republikën për të cilën edhe në kuptimin teorik edhe në aspektin praktik ka bërë aq shumë Ukshin Hoti dhe kriminelët kanë ikur, ndërkaq pasardhësit e Ukshin Hotit edhe biologjik edhe politik ja ku janë, ja ku jemi bashkë”, përmbylli prononcimin kryeministri.

Përgjatë vizitës, kryeministri Kurti shkroi dhe në librin e kujtimeve të Shtëpisë Muze:“Rikthehemi në ditëlindjen e prof. Ukshin Hotit, për çdo vit në Krushë të Madhe, dhe, sa herë që mundemi ndërmjet ditëlindjeve. Rikthimi në Krushë të Madhe dhe rileximi i veprës së Ukshin Hotit janë detyrë kombëtare dhe qytetare dhe njerëzore për secilin dhe të gjithë. Shtëpia Muze është vend i lavdisë historike shqiptare të mendimit të thellë politik dhe të një jete të jetuar denjësisht”.

JU REKOMANDOJMË

“Mos na pengo…” – përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit “Shala Group” refuzon të flasë për vdekjen e punëtorit në Veternik

“Mos na pengo…” – përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit “Shala Group” refuzon të flasë për vdekjen e punëtorit në Veternik
24/08/2026 - 12:09

Një 49-vjeçar humbi jetën sot në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi dyshohet se ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një objekt. Mësohet se viktima është...

Më shumëDetails

Punëtori që humbi jetën në Veternik, ishte duke punuar në kompaninë “Shala Group” (Emri)

Ky është punëtori që humbi jetën në Veternik, ishte duke punuar në kompaninë “Shala Group”!
24/08/2026 - 11:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një 49-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar. Insajderi ka...

Më shumëDetails

Një 49-vjeçar ra nga lartësia në Veternik, humb jetën në vendin e ngjarjes

Ra nga kati i gjashtë në vendin e punës, ky është punëtori që humbi jetën dje në Ferizaj
24/08/2026 - 11:25

Një rast tragjik ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person dyshohet se ka humbur jetën në vendin e punës. Rastin e ka konfirmuar Policia e...

Më shumëDetails

PDK e Aleanca sërish në Kuvend, kërkojnë vazhdimin e seancës për konstituim

PDK e Aleanca sërish në Kuvend, kërkojnë vazhdimin e seancës për konstituim
24/08/2026 - 11:19

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës janë rikthyer përsëri në sallën e Kuvendit të Kosovës, për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive. Aty s’janë parë deputetët e LDK’së,...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë
24/08/2026 - 11:10

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Malishevë, ku një çift mbeti i plagosur me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, 25-vjeçarja, e cila ishte në...

Më shumëDetails

Prokuroria jep detajet e fundit për tragjedinë në Malishevë

Prokuroria jep detajet e fundit për tragjedinë në Malishevë
24/08/2026 - 11:06

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje lidhur me rastin e rëndë që ndodhi në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku Jetlira Foniqi-Bytyqi humbi jetën si pasojë e plagëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë