Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Stan Terg të Mitrovicës, ku për pasojë janë lënduar 9 persona.
Rastin për VeriuInfo e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Podujevë.
“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podojuvë, përkatësisht në fsh Stan Terg, në aksidnet janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materilale lëndime ka pësuar nëntë (9) persona”, ka thënë Zahiti për VeriuInfo.












