Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këshilli i Prindërve për shkak të temperaturave të larta kërkon që mësimi të përfundojë më herët

20/06/2024 - 13:44
në Kryesore, Lajme
A A
Këshilli i Prindërve për shkak të temperaturave të larta kërkon që mësimi të përfundojë më herët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka rekomanduar shkurtimin e orarit në institucione dhe shkolla të cilat nuk kanë kondicioner, për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë. Sipas IHMK-së, orët mësimore duhet të shkurtohen nga 45 minuta sa janë tani, në 30 minuta.

E lidhur me këtë rekomandim të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në Televizionin Dukagjini janë: Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Shpresa Krasniqi, Doktoreshë si dhe Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve.

Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve përpos rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe IHMK-ja, Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte. Pasi që sipas Islamit, shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me sistemin e klimatizimit dhe se procesi i vlerësimit tek nxënësit ka përfunduar.

“Duke i parë kushtet aktuale të shkollave dhe mungesa e klimatizimit në shumicën e shkollave dhe temperaturat e larta, procesi mësimore ka filluar që orët të shkurtohen. Ky rekomandim pritet të miratohen nga MASHT-it dhe do shkurtohen orët, pasi që është edhe fundi i vitit shkollor dhe nesër të jetë dita e fundit e mësimit. Të premten dhe të hënën do të ketë mësim, por kërkojmë që nesër të përfundohet pasi që vlerësimi i nxënësve thuajse ka përfunduar”, ka thënë Islami.

“Rekomandimi për shkurtimin e orëve mësimore nga 45 minuta në 30 minuta”, Besim Aliu nga IHMK-ja ka theksuar se kanë marrë parasysh rekomandimet e IKSHPK-së andaj kanë kërkuar që të zvogëlohet ora e mësimit dhe mos ‘ekspozimi’ në rrezet direkte të diellit, duke mos rrezikuar fëmijët për ndonjë simptomë të mundshme.

“Stina e Verës do të fillojë sonte në 22:50 temperaturat kanë qenë të larta. Ky muaj zakonisht ka mbizotëruar temperaturat e larta mbi 30+ gradë celsius. Nuk kemi vranësira dhe lagështira të ajrit është e ulët rreth 30% dhe kemi erë të vogël të qarkullimit. Ditët vijuese do të jenë +35-36 gradë celsius.  Nuk parashihet të kenë reshje të shiut. Do të kemi më pak reshje atmosferike sesa avullim. Nga ora 10;00 deri 17:00 të mos i ekspozohemi rrezet të diellit ose të jemi me maska mbrojtëse, si sinjal  për të kërkuar zvogëlimin e orëve të mësimit”, ka thënë Aliu.

E doktoresha, Shpresa Krasniqi ka thënë se duhet të kemi shumë kujdes për rreziqet potenciale që mundet ti sjell temperaturat e larta, shkaku mos të kemi ndonjë telash shëndetësor. Ajo ka shtuar se procesi mësimor rekomandohet që të zhvillohet në orët e hershme të paradites ose në orët e pasdite.

“Simptomat mund të jenë si : dehidratim, plogështi, marramendje, pastaj ka filluar të shfaqet rotavirusi tek fëmijët e vegjël”, ka deklaruar Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë
23/08/2026 - 22:42

Një debat i fortë politik ka shpërthyer në Slloveni, ku presidentja Natasa Pirc Musar po përballet me pikëpyetje mbi lidhjet e rrethit të saj të afërt me persona...

Më shumëDetails

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
23/08/2026 - 22:17

Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit. Ngjarja u bë brum për...

Më shumëDetails

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit
23/08/2026 - 21:57

Ministri i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, tha të hënën se Kanadaja nuk mund të përballojë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, pasojat e së cilës do...

Më shumëDetails

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
23/08/2026 - 21:33

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar çmimet e energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se, në raport me të ardhurat, kosovarët janë ndër...

Më shumëDetails

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë
23/08/2026 - 21:26

Një gjykatë federale në Nju Jork ka rrëzuar politikën e administratës së Donald Trumpit për pezullimin e shqyrtimit dhe lëshimit të vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve,...

Më shumëDetails

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
23/08/2026 - 21:06

Rastet e fundit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë vënë në lëvizje sindikalistët. Për shkak të situatës së krijuar, Sindikata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohen çmimet e derivateve, ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë