IndeksOnline raportoi më herët për arrestimin e dy personave në Prishtinë të cilët u kapen me substanca narkotike.
Policia tani ka dhënë detaje përkitazi me rastin ku edhe ka shpërndarë një fotografi nga aksioni.
“Të enjeten në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek i dyshuari i parë është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 37.1 gram, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit tjetër, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 419.1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin është bërë evidentimi i dëshmive të gjetura si prova materiale, dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, teksa rasti i është nënshtruar procedurave të mëtejme hetimore.













