Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK dhe AAK: Do t’i drejtohemi Kushtetueses për projektligje të tjera pas akuzave të Qeverisë

07/07/2024 - 09:41
në Kryesore, Lajme
A A
PDK dhe AAK: Do t’i drejtohemi Kushtetueses për projektligje të tjera pas akuzave të Qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kritikuar qëndrimin e Qeverise së Kosovës sa i përket deklaratave akuzuese që kanë bërë në adresë të Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit shpalli dy projektligje dhe një vendim të Kuvendit si anti-kushtetues. Deputetë opozitarë, të cilët folën për Ekonomia Online, u shprehen të shqetësuar edhe për shkak se Qeveria nuk po i merr parasysh komentet e as rekomandimet BE-së.

Gjykata Kushtetuese muajin që lamë pas e shpalli të pavlefshëm projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Ndërsa, në kundërshtim me Kushtetutën është shpallur edhe vendimi i Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se si opozitë rrugë të vetme për të mbrojtur Kushtetutën kanë dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, qeveri është duke harton ligje që nuk janë në funksion të qytetarëve.

“Ne nga fillimi në mungesë të votave që kemi pasur si opozitë nuk kemi pasur rrugë tjetër vetëm ta mbrojmë Kushtetutën përmes veprimeve duke dërguar ligjet në Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi parë që çdo herë ka qenë insistimi i Qeverisë aktuale që të bëjë ligje të fushatës dhe jo ligje që i hynë në funksion qytetarëve dhe normal që është dashur të dërgojë në

Gjykatën Kushtetuese dhe kemi parë që edhe Ligji për Byronë por edhe ligjet tjera paraprake siç është Ligji Prokurorial dhe shumë ligje të tjera që janë ardhur në Komision për Legjislacion. Ne i kemi ngritur paraprakisht shqetësimet, ju kemi thënë se nëse me të vërtetë kemi interes për me pas funksion këtë ligj atëherë hajde ta harmonizojmë me Kushtetutën sepse e kemi një përshtypje që këtë ligj po e bëni për popullizëm apo për vota por jo për me shti në funksion andaj kjo po shihet se nuk e ka pasur serioz Qeveria aktuale ligjin sa i përket Byrosë”, ka thënë Beqa.

Deputeti Beqa, ka shtuar se edhe ligji për KPK do të dërgohet në Kushtetuese, pasi sipas tij ky ligj është më shumë lojë numrash për zgjedhjen e kryeprokurorit se sa të bëjë reforma në drejtësi.

“Por edhe në ligjin më herët që tani prapë do të shkoj në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli Prokurorial është më shumë lojë numrash qa ta zgjedhin kryeprokurorin se sa të bëjë reformën në drejtësi. Fatkeqësia jonë është që ne po flasim për luftim të korrupsionit por jemi në vitin e katërt të kësaj Qeverie që Kosova nuk ka kryeprokuror, ka vetëm ushtrues të detyrës. Por edhe ligjet e tjera që presin fatin e njëjtë si të ligjit të Byrosë, që do të shkojë nga kjo javë në Gjykatën Kushtetuese.

Qeveria është e paaftë që të hartojë ligje në harmonizim me Kushtetutën atëherë gjen arsyetim dhe alibi për t’i përdorur në fushatë, por e them edhe një herë se Mistria e Drejtësisë nuk ka qenë edhe një herë e sinqertë sa i përket këtij ligji edhe as kryeministri”, ka thënë ai.

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka thënë se qeveria është duke tentuar që edhe ligjet që miraton të i vë në funksion të politikave të tyre.

Ajo ka thënë se nuk ka ndodhur në historinë e jetës politike në Kosovë që qeveritë të akuzojnë Gjykatën Kushtetuese për vendimet që merr.

“Po dëshirojnë që edhe ligjet me i vu në funksion të politikave të tyre, politikat e Lëvizjes Vetëvendosjes sepse ne përplot këto ligje para se me kaluar, i kemi dhënë vërejtje dhe kemi thënë që këto ligje janë antikushtetuese dhe që nëse kalojnë do t’i dërgojmë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Dhe ashtu ka vepruar opozita në fakt dhe është parë që opozita e kishte me të drejtë sepse ato ligje e kthyen prapë nga Gjykata Kushtetuese duke u konsideruar se janë antikushtetuese dhe shifni tash vrapimet e kësaj qeveri duke e akuzuar edhe Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka ndodh në historinë parlamentarizmit ose në jetën politike në Kosovë që në partitë politike me sulmuar edhe me atakuar edhe vendimet e gjykatës që është institucioni më i lartë kushtetuese dhe ligjor”, ka thënë ajo.

Kadrijaj ka thënë se përkundër vërejtjeve që janë duke ju dhënë BE-ja, pushteti nuk është duke i marr parasysh ato dhe është duke proceduar ligje që janë antikushtetuese.

Ajo ka thënë se edhe projektligjet  për KPK, KPM dhe për Zyrtarët Publik, do të dërgohen për interpretim në Kushtetuese.

“Po i shihni përkundër vërejtjeve edhe të gazetarëve por edhe të këshillave të zyrave të Këshillit Evropian që i ka dhënë në Kosovë pra po proceduar ligje që janë antikushtetuese. Po dihet paraprakisht që nuk janë në frymën evropiane sepse ne në Komisionin për Integrime Evropian në secilin projektligj kalon dhe ne e analizojmë se a është në përputhje dhe në ligjin e Bashkimit Evropian. Këta përkundër vërejtjeve dhe sugjerimeve prapë po i kalojnë këto ligje dhe normal që edhe këto ligje do të shkojnë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Këta tash le ta akuzojnë opozitën dhe gjykatën si pengesë në reformat sipas modelit të Lëvizjes Vetëvendosjes, sepse këta ende mendojnë që janë mbi pushtetin, ligjet, mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke u sjellë me arrogancën e numrave”, ka thënë ajo.

JU REKOMANDOJMË

Pritje të gjata në disa pika kufitare, në Merdare deri në 3 orë e 20 minuta

Deri në dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
22/08/2026 - 14:47

Pritje të gjata janë raportuar të shtunën në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, veçanërisht në dalje të vendit.Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata...

Më shumëDetails

Aksion në Deçan, pesë persona ndalohen për bixhoz të paligjshëm

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
22/08/2026 - 14:34

Pesë persona janë arrestuar dhe ndaluar në Deçan, nën dyshimin se kanë organizuar skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm. Aksioni është ndërmarrë mbrëmë nga Prokuroria Themelore në Pejë,...

Më shumëDetails

Shteti Bektashi drejt zyrtarizimit, Berisha: Mund të nxisë përçarje fetare

Shteti Bektashi drejt zyrtarizimit, Berisha: Mund të nxisë përçarje fetare
22/08/2026 - 14:20

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar kundër projektit për krijimin e një shteti sovran bektashi në Tiranë, duke e cilësuar nismën si “antikushtetuese” dhe “antikombëtare”. Në...

Më shumëDetails

Arian Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në Zyrën e Presidentit – sot mori mbështetjen edhe të Ramush Haradinajt

Arian Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në Zyrën e Presidentit – sot mori mbështetjen edhe të Ramush Haradinajt
22/08/2026 - 13:47

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se Hashim Thaçi është presidenti që, sipas tij, i duhet Kosovës, duke theksuar se kjo qëndrim tashmë ka...

Më shumëDetails

Ngritet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri

Ngritet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri
22/08/2026 - 13:20

Prokuroria e Qarkut në Split ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj shtetasit kroat, J.I., i cili ishte pilot ushtarak në Forcat Ajrore të Kroacisë, dhe serbes nga Kosova...

Më shumëDetails

Musliu-Shoshi: Kosova sot ka rendin kushtetues seriozisht të rrezikuar

Heqja e vizave për serbët e Kosovës, Musliu-Shoshi: Fraza e Kadri Veselit se “Albin Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë” nuk është më veç një parashikim fatkeq
22/08/2026 - 13:05

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një pikë ku, sipas saj, rendi kushtetues është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë