Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngritet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri

22/08/2026 - 13:20
në Lajme
A A
Ngritet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria e Qarkut në Split ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj shtetasit kroat, J.I., i cili ishte pilot ushtarak në Forcat Ajrore të Kroacisë, dhe serbes nga Kosova A.M., e cila ishte partnerja e tij prej shumë vitesh. Të dy ishin arrestuar në gusht të vitit të kaluar nën dyshimin për spiunazh, raportoi Index.

Sipas Prokurorisë kroate, piloti, gjatë kohës që shërbente në Forcat e Armatosura të Kroacisë, nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2022, në mënyrë të përsëritur i kishte vënë në dispozicion partneres së tij informacione të klasifikuara, të cilat i kishte marrë ose që i ishin bërë të qasshme gjatë kryerjes së detyrës.

Në aktakuzë thuhet se ai e dinte që partnerja e tij po i mblidhte këto informacione për një shtet të huaj. Shtetasja serbe akuzohet se më pas ua kishte përcjellë informacionet e siguruara disa adresave jashtë vendit.

Dyshimet ndaj tyre lidhen edhe me spiunazh rreth situatës në Kosovë. Piloti kroat dyshohet se derisa kishte shërbyer në KFOR i ka dhënë informacione mbi lëvizjet e trupave të KFOR-it të dashurës së tij serbe, e cila më pas ia ka dhënë ato Listës Serbe.

Dyshohet tutje se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it, si dhe zhvillimet në përgjithësi në veri të Kosovës.

Prokuroria e Qarkut në Split i ka propozuar Gjykatës së Qarkut vazhdimin e masave paraprake ndaj të akuzuarës, për shkak të rrezikut të arratisjes.

Piloti ishte liruar nga paraburgimi në fund të tetorit të vitit të kaluar, me masa paraprake dhe me ndalim të kontaktit me njërin prej dëshmitarëve. Për shkak të rastit, ai u shkarkua nga shërbimi ushtarak.
Me ngritjen e aktakuzës, hetimi është përmbyllur dhe rasti tashmë hyn në fazën e re të procedurës penale.

JU REKOMANDOJMË

Shteti Bektashi drejt zyrtarizimit, Berisha: Mund të nxisë përçarje fetare

Shteti Bektashi drejt zyrtarizimit, Berisha: Mund të nxisë përçarje fetare
22/08/2026 - 14:20

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar kundër projektit për krijimin e një shteti sovran bektashi në Tiranë, duke e cilësuar nismën si “antikushtetuese” dhe “antikombëtare”. Në...

Më shumëDetails

Arian Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në Zyrën e Presidentit – sot mori mbështetjen edhe të Ramush Haradinajt

Arian Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në Zyrën e Presidentit – sot mori mbështetjen edhe të Ramush Haradinajt
22/08/2026 - 13:47

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se Hashim Thaçi është presidenti që, sipas tij, i duhet Kosovës, duke theksuar se kjo qëndrim tashmë ka...

Më shumëDetails

Musliu-Shoshi: Kosova sot ka rendin kushtetues seriozisht të rrezikuar

Heqja e vizave për serbët e Kosovës, Musliu-Shoshi: Fraza e Kadri Veselit se “Albin Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë” nuk është më veç një parashikim fatkeq
22/08/2026 - 13:05

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një pikë ku, sipas saj, rendi kushtetues është...

Më shumëDetails

Tahiri kërkon mbajtjen e seancës konstituive: Kushtetuta nuk është meny

Tahiri kërkon mbajtjen e seancës konstituive: Kushtetuta nuk është meny
22/08/2026 - 12:48

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka folur nga Kuvendi i Kosovës, duke thënë se dobësimi dhe rrezikimi i shtetit nuk vjen vetëm nga keqqeverisja, por edhe nga shkelja...

Më shumëDetails

Aktakuzë ndaj Egzon Reshanit për kanosjen e kryeprokurorit dhe tre policëve

Aktakuzë ndaj Egzon Reshanit për kanosjen e kryeprokurorit dhe tre policëve
22/08/2026 - 12:13

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Egzon Reshani, i cili ngarkohet me veprën penale “Kanosja”. Reshani ngarkohet se më 15 prill 2026, përmes një transmetimi të...

Më shumëDetails

Ramush Haradinaj del me propozim: Hashim Thaçi për president

Vizita e Burns në Kosovë, Haradinaj: Nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë
22/08/2026 - 11:43

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër situatën aktuale institucionale në vend, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e bllokon funksionimin e Kuvendit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë