Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria ndan mbi 21 milionë euro pas humbjes së arbitrazhit me “Contour Globalin”

10/07/2024 - 16:09
në Ekonomi, Lajme
A A
Qeveria ndan mbi 21 milionë euro pas humbjes së arbitrazhit me “Contour Globalin”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë mbi 21 milionë euro për t’ia paguar kompanisë amerikane “Contour Global” pasi humbi arbitrazhin në tetor të vitit 2023.

Gjatë fjalimit, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projekt nuk ka qenë i dobishëm për vendin që kur ishte planifikuar.

“Siç kemi thënë vite më parë ashtu edhe rezultoi. Ky projekt as s’ka qenë i ideuar të realizohet, as s’ka qenë në përmbajtje i dobishëm për vendin tonë. Fatkeqësisht, ndërprerja e qeverisë tonë në pranverën e vitit 2020 dhe ardhja e një qeverie antikushtetuese la zbrazëti për ta trajtuar këtë çështje dhe për t’u siguruar se Kosova të mos kishte pasoja të mëdha. Me gjithë pasojat, është shumë më mire që projekti i tillë nuk është realizuar sepse një mbrapshti e tillë nuk ka vazhduar, por ka përfunduar”, ka thënë ai në mbledhje të Qeverisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se marrëveshja mes Kosovës dhe “Contour Globalit” ishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2017, pavarësisht paralajmërimeve se një kontratë e tillë nuk do duhej të nënshkruhej.

“Marrëveshje e vitit 2017 që ishte nënshkruar pavarësisht se ishte paralajmëruar që një kontratë e tillë nuk do duhej të nënshkruhej. Një nënshkrim i tillë i papërgjegjshëm i kushton tash Republikës së Kosovës mbi 21 milionë euro. Edhe shtatë vite pas po na ndjekin vendimet e tilla”, ka thënë Murati.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e pyeti Muratin nëse ka indikacione që dikush do të mbahet përgjegjës për këtë kontratë. Ministri ka thënë se i takon organeve të ndjekjes ta hetojnë.

Ndërkohë kryeministri Kurti ka pasur fjalë të mira për avokaturën shtetërore, të cilën e ka përshkruar si shumë të suksesshme.

“Ajo që kemi fituar në arbitrazhe është pothuajse shtatëfishi i kësaj që duhet të paguhet”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Rama ripërsërit ftesën e dialogut me studentët

“Pse po rezistoni, a keni frikë nga Administrata amerikane”, Rama për Corriere della Sera: S’kam frikë as nga ajo as nga turma
03/11/2026 - 08:25

Pavarësisht refuzimit të studentëve, edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën për dialog me ta. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë...

Më shumëDetails

Vetëvendosje shkon në Prokurorinë Speciale, sot dorëzon materiale – për çfarë bëhet fjalë?

Prokuroria Speciale: KE-ja vlerëson luftën kundër krimit e korrupsionit
03/11/2026 - 08:13

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë do të dorëzojë sot, në orën 10:00, materiale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Dorëzimi është paralajmëruar të bëhet në objektin...

Më shumëDetails

Litar në qafë, goditje në kokë dhe gjurmë gjaku: Detaje nga dosja e Prokurorisë për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
03/11/2026 - 07:59

Goditje me grushte në kokë dhe trup, një mjet i fortë, një litar i vendosur rreth qafës dhe gjurmë gjaku në shtratin ku u gjet e pajetë foshnja....

Më shumëDetails

Veterani Haxhiu kritikon heshtjen e shoqatave të UÇK-së, kërkon rifreskim dhe ndryshim brenda tyre

Veterani Haxhiu kritikon heshtjen e shoqatave të UÇK-së, kërkon rifreskim dhe ndryshim brenda tyre
02/11/2026 - 23:06

Veterani i UÇK-së, Agron Haxhiu, përmes një reagimi publik ka kërkuar përgjegjësi nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së për heshtjen dhe pasivitetin, sidomos ndaj dënimit të...

Më shumëDetails

Reagon Geci: Për 12 ditë sa isha në burg kundër meje ishin tubu UDB-shat, ShIK-u, PDK-ja, LVV-ja dhe “langarecat e ShIK-ut brenda LDK-së”

Reagon Geci: Për 12 ditë sa isha në burg kundër meje ishin tubu UDB-shat, ShIK-u, PDK-ja, LVV-ja dhe “langarecat e ShIK-ut brenda LDK-së”
02/11/2026 - 22:47

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci përmes një deklarimi të dërguar në redaksinë e Veriu.info ka reaguar në lidhje me deklarimet publike të bëra ndaj tij sa ka...

Më shumëDetails

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

02/11/2026 - 22:40

Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merret me verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë, përfshirë edhe pasuritë që mund të jenë kaluar te...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    358 Shpërndaje
    Shpërndaje 143 Tweet 90
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Valdrina bëhet “hor”, ngatërron Valdetin me një banor të BBVK

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë