Veterani i UÇK-së, Agron Haxhiu, përmes një reagimi publik ka kërkuar përgjegjësi nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së për heshtjen dhe pasivitetin, sidomos ndaj dënimit të ish krerëve të UÇK-së, raporton Veriu.info.
Ai ka kërkuar rifreskim te vërtetë dhe një ndryshim të mënyrës së organizimit brenda shoqatat të dala nga lufta e UÇK-së.
Postimi i Agron Haxhiu:
🚨Kërkohet PËRGJEGJËSI nga SHOQATAT e UÇK-së
E them hapur, si një veteran,
pasi ndihem i shqetësuar në #heshtjen dhe pasivitetin qe sot bëjn shqatat e UÇK.
Kjo po ndodh nder gjitha shoqatat te dalura nga lufta.
Dihet më, vendi gjendet nën traum e shum dëmeve qe i jan bërë, sidomos në kohën e fundit.
Denimi i krerve te UÇK- së mbeti nën ZË, i humbur, ska më reagim!
Kjo nuk do duhej te ndodhë.
Kujtojm se, organizatat nuk u krijuan për të ndejtut sa per të qen ne zyra, ose sa për të lëshuar një vërtetim, as për të organizuar ndonjë shëtitje verore, as per te organizuar nje protest në vit, as për të mbajtur veq homazhe ne përkujtime.
Misioni i tyre është shumë më i madh.
Duhet qe, ditë e natën, të punojn per vlerat e luftës, per të drejtat dhe dinjitetin e atyre që sakrifikuan për lirinë te këtij vend dhe kurr mos dorzohen, pasi ishin dhe jan përfaques te #LUFTËS.
#SHQATAT s’ban ne asnjë menyr të jenë në shërbim të pushtetit, qoft dhe për interesa financiare, e as te shihen (larg qoft) si pronë e individuale, e ku mund te përdorin për interesa, cilido qofsh ai.
Duhet, ose te jeni te pavarura e me zë dhe veprim të fuqishëm dhe gjitjmon me guxim për te kerkuar llogari nga çdo istitucion i shtetit, veq ne shebim te ish #UÇK- së.
Ju e keni detyrë qe me kretibilitet dhe respekt te bëni këtë.
Prandaj, kërkohet për një rifreskim te vërtetë, një ndryshim i mënyrës së organizimit atu brenda, per ecje para.
Gjithmon mund te gjenden individ te vullnetit qe kan guximin, qe me ndërgjegje të pastër e te pa-ndikueshem politikisht, por te pa ndikushem edhe ndaj te “fuqishmeve”….do mundt te ket progres.
Liria qe solli luftëtari nuk bën qe askujt ti mbetet si privilegj, pra për të jetuar në emër të sakrificës e të tjerëve #NUK_LEJOHET !!!
Përjet Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.














