Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Byroja do verifikojë pasurinë e zyrtarëve edhe pas kryerjes të mandatit

02/11/2026 - 22:40
në Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merret me verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë, përfshirë edhe pasuritë që mund të jenë kaluar te persona të tretë. Në rastet kur pasuria nuk mund të justifikohet me të ardhurat, Byroja do t’i drejtohet gjykatës për konfiskimin e saj.Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila e ka cilësuar këtë ligj ndër më të rëndësishmit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo ka shpjeguar se Byroja nuk do të ketë kompetencë të konfiskojë drejtpërdrejt pasurinë, pasi vendimin përfundimtar do ta marrë gjykata.“Kur ka shpërputhje nga të ardhurat, pra paga e zyrtarit, dhe në anën tjetër pasuria, atëherë kërkon që ajo pasuri të arsyetohet, të justifikohet. Pra, ku është burimi, prej nga është blerë banesa, prej nga është blerë kerri, prej nga është blerë shtëpia në bregdet”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, Byroja mund të nisë verifikimin e pasurisë në bazë të deklarimeve të zyrtarëve, me iniciativë të vetë institucionit, pas raportimeve nga institucionet ose nga palët e treta, përfshirë qytetarët.“Në rrethanat kur ne nuk mund ta justifikojmë pasurinë që e kemi krijuar, atëherë Byroja kërkon nga gjykata që pasuria e tillë të konfiskohet. Pra, do të jetë vendim i gjykatës”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu ka bërë të ditur se ligji do të zbatohet ndaj zyrtarëve publikë edhe pas përfundimit të mandatit të tyre, si dhe ndaj personave të tretë te të cilët dyshohet se është kaluar pasuria për ta fshehur atë.Ajo ka theksuar se ligji nuk synon të përfshijë të gjithë qytetarët, por zyrtarët që dyshohet se kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme duke keqpërdorur detyrën zyrtare.

Para se ligji të procedohet për dekretim te presidentja, duhet të kalojë afati tetëditor brenda të cilit deputetët dhe palët e tjera të autorizuara mund ta dërgojnë atë në Gjykatën Kushtetuese. Haxhiu ka thënë se pas hyrjes në fuqi të ligjit, Kuvendi do ta zgjedhë drejtorin e Byrosë, ndërsa e rëndësishme do të jetë përzgjedhja e stafit me integritet të lartë moral dhe profesional.Sipas saj, ky mekanizëm duhet të shërbejë edhe si masë parandaluese, në mënyrë që askush të mos e shohë politikën si mundësi për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme.

JU REKOMANDOJMË

Reagon Veliaj: Rama me kërcënim më kërkoj t’ia delegoj bashkinë Arbër Hajdarit (dhëndrrit të Blerim Devollit), ose 100-vjet burg…

Reagon Veliaj: Rama me kërcënim më kërkoj t’ia delegoj bashkinë Arbër Hajdarit (dhëndrrit të Blerim Devollit), ose 100-vjet burg…
02/11/2026 - 22:37

Erion Veliaj ka reaguar nga burgu, duke publikuar një letër që, sipas tij, përmban të vërtetën e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, i cili e kishte...

Më shumëDetails

Olluri kritikon Sveçlën: Policia s’ka kapela për diplomimin e policëve të rinj, jep dorëheqje – je dështak

Fushata e Sveçlës e Kurtit me emrin e policit Afrim Bunjaku, Olluri: Turpshëm, e lanë pa rrogë e çizme sa ishte gjallë
02/11/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri ka kritikuar ministrin Xhelal Sveçla lidhur me mungesën e uniformave dhe kapelave për policët e rinj në ceremoninë e diplomimit. Duke folur në emisionin “Pressing”,...

Më shumëDetails

Kadaj-Bujupi: Opozita nuk arriti ta shfrytëzojë rënien e VV-së, qytetarët janë pa alternativë

Kadaj-Bujupi: Opozita nuk arriti ta shfrytëzojë rënien e VV-së, qytetarët janë pa alternativë
02/11/2026 - 22:07

Analistja Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se opozita në Kosovë nuk ka arritur të përfitojë politikisht nga rënia e përqindjes së mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje (VV), duke theksuar se...

Më shumëDetails

Hoxhaj: Kosovës i duhet një transformim rrënjësor në sektorin e arsimit

Si iu hapën dyert Kosovës në shtetet e Lindjes së Mesme: Rexhep Boja – një shembull i rrallë historik në diplomaci
02/11/2026 - 21:56

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka theksuar nevojën për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor në Kosovë, pas tryezës së sotme për sfidat...

Më shumëDetails

Ekipi Medial i Hashim Thaçit nga sot nis publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

Ekipi Medial i Hashim Thaçit nga sot nis publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X
02/11/2026 - 21:31

Ekipi Medial i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se nga sot do të rifillojë publikimet në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale Facebook dhe X....

Më shumëDetails

Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027 projektin për Unazën e Prishtinës

Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027 projektin për Unazën e Prishtinës
02/11/2026 - 20:16

Kryeministri Albin Kurti ka treguar për projektet që parasheh Qeveria t’i bëjë me buxhetin e ri për vitin 2027. Kurti tha në një mbledhje të Qeverisë se do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    343 Shpërndaje
    Shpërndaje 137 Tweet 86
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë