Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci përmes një deklarimi të dërguar në redaksinë e Veriu.info ka reaguar në lidhje me deklarimet publike të bëra ndaj tij sa ka qendruar në paraburgim për rastin e Lirim Mehmetajt.
Geci thotë se për këto 12 ditë ishin tubu kundër tij UDB-shat, ShIK-u, PDK-ja, LVV-ja dhe “langarecat e ShIK-ut brenda LDK-së”.
“Për 12 ditë sa kam qenë në burg, ishin kan pas tubu kundër meje krejt UDB-ashat e Stanishiqit edhe krejt SHIK-at e PDK-së e SHIK-at e LVV-së, e bashk me ta dhe do langareca të SHIK-ut brenda LDK-së, krejt ishin pas bërë bashkë e kishin pas hanger disa me gojë e disa me gishta .
Tani që unë jam ktu i ftojë të gjithë: UDB-ashat e Stanishiqit e SHiK-at bëhuni bashkë, kapuni dorë për dore, se mua të gjithë ju bashkë mundeni veç me ma rru prapanicën“, thuhet në reagimin e Gani Gecit të dërguar në Veriu.info, e të cilin e ka publikuar edhe profilin e tij në Facebook.














