Ish-emisari për Ballkanin, Richard Grenell, ka reaguar pasi Donald Trump fitoi betejën me prokurorin Jack Smith.
Gjykata në Amerikë vlerësoi se emërimi i Smith kishte qenë anti-kushtetues. Smith ishte prokurori që ia ngriti aktakuzën Hashim Thaçit.
Grenell ka thënë se radha është e Hashim Thaçit, duke aluduar në lirimin e tij.
“Rasti i Jack Smith kundër Trump po shembet. Radha është te ti, Hashim Thaçi ”, ka shkruar Grenell në “X”.













