Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas raportimit të Veriu.info, Inspektorati i Punës me vendim i ndaloj punimet në objektin e “Remo Com” në Mitrovicë

25/07/2024 - 12:51
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka raportuar këtë muaj se në objektin e kompanisë ndërtimore “Remo Com” në Mitrovicë nuk janë vendosur në mënyrë të mjaftueshme skelet mbrojtëse, të cilat shërbejnë për lehtësimin e punëve dhe sigurinë e punëtorëve.

Pas publikimit të lajmit, Veriu.info ka dërguar pyetje në Inspektoratin e Punës për t’i pyetur për masat e marra ndaj kompanisë që po kryen punën në këtë vendpunishte, ku nga ky institucion kanë treguar se për shkak të parregullsive me skele kompanisë “Mali-R” Sh.P.K. i janë ndaluar punimet në objektin ku investitor është “Remo Com” Sh.P.K.

Në objektin e “Remo com” vendosen skele sa për “sy e faqe”, pjesët e hapura rrezik për punëtorët në mungesë izolimit (Foto)

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju njoftojmë se inespektorët punës me dt. 12.07.2024 me rastin e inspektimit në vendpunishten në fjalë me raport zyrtar 02RZ-30/24/1476, kanë konstuar se punëkryrësi “Mali-R” Sh.P.K, pjesërisht nuk ka vendosur SKELET në objektin në rrugën Mbretëresha Teutë, në Mitrovicë, ku në qoshe të objektit nuk ka vendosur SKELET dhe pas konstatimit të gjendjes faktike, inspektorët me vendimin 02V-30/24/1476, punëkryrësit “Mali-R” Sh.P.K, i`a kanë ndaluar përkohësisht punimet, deri në vendosjen e SKELEVE, konform legjislacionit në fuqi, gjithashtu një kopje e vendimit ju është dhënë edhe investitorit “Remo Com” Sh.P.K.”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit të Punës për Veriu.info.

Tutje, Inspektorati i Punës bënë të ditur se kjo vendpunishte ishte inspektuar edhe dy herë në muajin maj,  ku kanë konstatuar se punëkryerësi “Mali-R” Sh.P.K. ka shkelur nenet 6 dhe 7 te Ligjit 04/L-161 Për Siguri dhe Shëndet në Punë.

“Përveç të cekurave më lartë, kjo punishte ëhstë inspektuar edhe në muajin maj 2024, me dt. 13.05.2024 dhe me dt. 30.05.2024 nga ana e inspektorëve të punës të cilët e kanë konstatuar se punëkryresi në muajin Maj 2024, ka qenë duke punuar në këtë objekt në katin e parë dhe nuk kanë gjetur se ka shkelje, por subjektit juridik “Remo Com” Sh.P.K dhe punekryresit “Mali-R” Sh.P.K, me raportet zyrtare te cekura me lartë, dy herë radhazi i kanë dhënë vërejtje dhe e kanë obliguar që në vazhdimësi të e përcjellë objektin me SKELE dhe kanë konstuar se subjekti juridik – punëk0ryresi “Mali-R” Sh.P.K, ka shkelur nenet 6 dhe 7 te Ligjit 04/L-161 Për Siguri dhe Shëndet në Punë.”, thotë Inspektorati i Punës për Veriu.info.

Inspektorati i Punës bënë të ditur se edhe përkundër vërejtjeve, në këtë vendpunishte nuk janë vendosur skelet, ku më 12 korrik (një ditë pas publikimit të shkrimit nga Veriu.info) janë ndaluar përkohësisht punësimet në objektin që investitor është “Remo Com” Sh.P.K.

“Por edhe pse ketyre subjekteve te cekura me larte, inspektoret dy here i kane dhene verejtje, i njejti ka vazhduar duke mos i ndermarre masat e sigurise ne pune, duke mos i vendosur SKELET, andaj edhe siq u cek me larte me raport zyrtar 02RZ-30/24/1476 dhe me vendimin 02V-30/24/1476, punekryresit “Mali-R” Sh.P.K, i`a kane ndaluar perkohesisht punimet, deri ne vendosjen e SKELEVE, konform legjislacionit ne fuqi, gjithashtu nje kopje e vendimit ju eshte dhene edhe investitorit “Remo Com” Sh.P.K.”, përfundon përgjigja e Inspektoratit të Punës për Veriu.info.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë

Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë
03/08/2026 - 16:11

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka thënë se analizat e ADN-së për trupat që u zbuluan në varret masive, vonohen...

Më shumëDetails

Gjini i thotë Kurtit se ska “fare arsye” që të takohen, letra e plotë që ia ktheu liderit të VV’së

Gjini i thotë Kurtit se ska “fare arsye” që të takohen, letra e plotë që ia ktheu liderit të VV’së
03/08/2026 - 16:03

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini i ka thënë kryeministrit në detyrë, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se nuk sheh “fare arsye” për takim me të. Pasi Kurti...

Më shumëDetails

Aleanca refuzon takimin me Kurtin, kjo është ftesa që iu dërgua Ardian Gjinit

Gjini: Ka ministra të Kurtit që po i lutin ndërkombëtarët për me iu gjetë vende të punës
03/08/2026 - 15:47

Aleanca nuk do të shkojë në takimin në të cilin i ftoi sërish sot kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kjo parti e ka refuzuar...

Më shumëDetails

Kryeprokurori i Shtetit: Zbulimi i varrezave masive në Zubin Potok, detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre

Kryeprokurori i Shtetit: Zbulimi i varrezave masive në Zubin Potok, detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre
03/08/2026 - 15:33

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi tha se e vlerëson punën dhe angazhimin e institucioneve ligjzbatuese të Kosovës të përfshira në rastin e zbulimit të varrezave masive në komunën...

Më shumëDetails

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kurti i kërkon BE’së të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën: Premtimi juaj është zgjerimi
03/08/2026 - 15:08

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti iu ka dërguar ftesë për takim liderëve të tri partive opozitare. Këto janë ftesat e dyta që marrin partitë, nga kryeministri në detyrë...

Më shumëDetails

Behrami për Kurtin: Pulë në luftë, skifter në paqe

Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
03/08/2026 - 14:51

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me qëndrimet e tij gjatë periudhës së luftës dhe sot në paqe. Përmes një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë