Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KOSST-i i jep tender njëburimor kompanisë që e kishte goditur publikisht Armend Muja i Vetëvendosjes

09/08/2024 - 20:14
në Ekonomi, Lajme
A A
KOSST-i i jep tender njëburimor kompanisë që e kishte goditur publikisht Armend Muja i Vetëvendosjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kohën sa me vendin po qeveris Lëvizja Vetëvendosje, kompania publike e transmisionit të energjisë- KOSST ka shpërblyer me tender njëburimor “Komtel”—in, firmën e njëjtë që publikisht e kishte goditur deputeti i kësaj partie, Armend Muja.

Derisa po mbaheshin seanca për Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, deputeti I Vetëvendosjes, Armend Muja kishte qenë i ashpër me ish-Shefin e ndërmarrjes publike të transmisionit të energjisë- KOSST, Fadil Ismajli.

“Zotëri Ismajli ju keni qenë pronar i kompanisë Komtel, po flas për vitin 2006-2008. A keni fituar tender edhe pse është bartë prona tek shoku i juaj Vegim Gashi. Kjo kompani a ka fituar tenderë për vitin 2006-2008 në KOSTT”,  kishte pyetur e ngrit akuza publike Muja i Vetëvendosjes.

Ismajli kishte sqaruar se sipas tij ai ka qenë partnerë në firmë një periudhë, e pastaj ka kaluar me angazhim në KEK, tuje në KOSST.

Derisa me Qeverinë po udhëheq partia së cilës i përket Armend Muja, kjo ndërmarrje i është kthyer edhe një herë kompanisë së njëjtë.

Më 1 gusht 2024 KOSST-i ia dha firmës “Komtel Project Engineering SH.P.K” 124 mijë euro.

Tenderi? I negociuar, apo siç njihen në publik: tender njëburimor, formë e kritikuar si e dyshimtë e korruptive, ani pse është njëra ndër format e shprehura të shpenzimit të buxhetit nga ana e Qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti.

Sipas këtij tenderi, këto 124 mijë euro me tender një burimor firma “Komtel” do ti marrë në emër të mirëmbajtjes dhe zhvillimit në modulet e CAS-it, një program kontabiliteti.

KOSST ka dhënë edhe pak sqarime se pse ia dha këto para me negociatë vetëm me firmën e biznesmenit Vegim Gashi, e që sipas Armend Mujës, dikur në të pronar ishte edhe ish-Shefi i KOSSTt, Fadil Ismajli.

“Sistemi iKompjuterizuar i Kontabilitetit – CAS, është zhvilluar në kohën kur KOSTT ka qenë pjesë përbërëse e KEK-ut dhe me kohë është zhvilluar dhe kaluar në ASP C#. CAS i përmbushë kërkesat aktuale të stafit të Departamentit të Financave Kontabilitetit dhe Burimeve Njerëzore; i përmbushë kërkesat aktuale të stafit menaxherial të KOSTT-it. Memodifikime të vogla, CAS është në gjendje t’i përmbushë edhe kërkesat që, në të ardhmen, mund të shtrohen prej shfrytëzuesve. Me rregullimin e çështjes së bartjes së licencave të CAS-it nga KEKu mbi KOSTT-in, dhe dhënien gratis të licencave të CAS-it nga ana e Komtelit, KOSTT është bërë pronar i licencave (lejeve) për përdorim të CAS-it. Stafi aktual i KOSTT-it – shfrytëzues të CAS-it është njohësi më i mirë i CAS-it dhe konsulent kryesor në zhvillimin konfigurimin e funksionaliteteve të reja sipas nevojave të KOSTT-it. Stafi profesional i departamentit të Financave Kontabilitetit dhe Burimeve Njerëzore – shfrytëzuesit e CAS-it janë familjarizuar me modulet respektive të CAS-it dhe me sukses i kryejnë detyrat e përditshme”, thuhet në sqarim.

KOSST- konfirmon që ka përdoru edhe më herët këtë program të firmës “Komtel”.

“Shërbimet e ofruara nga Komtel me kontratat e mëhershme janë shërbime komplete të Mirëmbajtjes të cilat kanë mundësuar punën e pandërprerë të CAS-it, si Përshtatjen dhe konfigurimin e CASit për punë në veprimtaritë e KOSTT-it si Operator i sistemit, transmisionit dhe tregut (sipas kërkesave të konsulentëve); Përkrahjen shfrytëzuesve të moduleve të CAS-it o Mirëmbajtjen dhe Mbarëvajtjen e proceseve të ndërlidhjes dhe shkëmbimit të shënimeve mes moduleve (postimet, replikimet, sinkronizimet) që ekzekutohen në mënyrë manuale apo automatike (në kohë dhe frekuencë të caktuar).; Përkrahjen Sektorit të TIK të KOSTT në Administrimin e Bazës së shënimeve të CAS-it”, vazhdon sqarimi i KOSSt-it./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Dokumente të falsifikuara për shitjen e tokave, tre të prangosur për tentativë mashtrimi me mbi 1.5 milionë euro

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
30/07/2026 - 20:35

Policia e ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, pas një hetimi të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve...

Më shumëDetails

Përplasje në Kuvendin e LDK-së, ndërpritet debati dhe nis votimi për Abdixhikun

Përplasje në Kuvendin e LDK-së, ndërpritet debati dhe nis votimi për Abdixhikun
30/07/2026 - 20:15

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nis votimin për apo kundër shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas fjalimit të Abdixhikut mediat nuk po lejohen të...

Më shumëDetails

Ndahet nga jeta zyrtari korrektues i Dubravës

Shteti dobëson punëtorët e Shërbimit Korrektues, ua heq pagesat e ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë dhe festave
30/07/2026 - 20:13

Është ndarë nga jeta zyrtari korrektues i Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sejdi Morina. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili ka shprehur ngushëllime...

Më shumëDetails

Pamje kur Imri Ahmeti tund kokën teksa Abdixhiku hedh akuza ndaj bashkëpartiakëve që duan shkarkimin e tij

Pamje kur Imri Ahmeti tund kokën teksa Abdixhiku hedh akuza ndaj bashkëpartiakëve që duan shkarkimin e tij
30/07/2026 - 19:57

Një video e publikuar nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së ka tërhequr vëmendjen, pasi kryetari i Degës së LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti, shihet duke tundur kokën gjatë...

Më shumëDetails

“A jeni për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku?”, pyetja që u aprovua nga delegatët para procesit të votimit

“A jeni për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku?”,  pyetja që u aprovua nga delegatët para procesit të votimit
30/07/2026 - 19:53

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur punimet e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ku do të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut. Brenda Kuvendit po bëhen tashmë përgatitjet për...

Më shumëDetails

Nis votimi, 327 delegatët vendosin për fatin e Abdixhikut në krye të LDK-së

Nis votimi, 327 delegatët vendosin për fatin e Abdixhikut në krye të LDK-së
30/07/2026 - 19:34

Ka nisur procesi i votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku po vendoset për besimin ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Komisioni ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ndodh edhe kjo: Kjo komunë e Kosovës me buxhetin e komunës, blen aparaturë për heqjen e qimeve me laser

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë