Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KOSST-i i jep tender njëburimor kompanisë që e kishte goditur publikisht Armend Muja i Vetëvendosjes

09/08/2024 - 20:14
në Ekonomi, Lajme
A A
KOSST-i i jep tender njëburimor kompanisë që e kishte goditur publikisht Armend Muja i Vetëvendosjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kohën sa me vendin po qeveris Lëvizja Vetëvendosje, kompania publike e transmisionit të energjisë- KOSST ka shpërblyer me tender njëburimor “Komtel”—in, firmën e njëjtë që publikisht e kishte goditur deputeti i kësaj partie, Armend Muja.

Derisa po mbaheshin seanca për Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, deputeti I Vetëvendosjes, Armend Muja kishte qenë i ashpër me ish-Shefin e ndërmarrjes publike të transmisionit të energjisë- KOSST, Fadil Ismajli.

“Zotëri Ismajli ju keni qenë pronar i kompanisë Komtel, po flas për vitin 2006-2008. A keni fituar tender edhe pse është bartë prona tek shoku i juaj Vegim Gashi. Kjo kompani a ka fituar tenderë për vitin 2006-2008 në KOSTT”,  kishte pyetur e ngrit akuza publike Muja i Vetëvendosjes.

Ismajli kishte sqaruar se sipas tij ai ka qenë partnerë në firmë një periudhë, e pastaj ka kaluar me angazhim në KEK, tuje në KOSST.

Derisa me Qeverinë po udhëheq partia së cilës i përket Armend Muja, kjo ndërmarrje i është kthyer edhe një herë kompanisë së njëjtë.

Më 1 gusht 2024 KOSST-i ia dha firmës “Komtel Project Engineering SH.P.K” 124 mijë euro.

Tenderi? I negociuar, apo siç njihen në publik: tender njëburimor, formë e kritikuar si e dyshimtë e korruptive, ani pse është njëra ndër format e shprehura të shpenzimit të buxhetit nga ana e Qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti.

Sipas këtij tenderi, këto 124 mijë euro me tender një burimor firma “Komtel” do ti marrë në emër të mirëmbajtjes dhe zhvillimit në modulet e CAS-it, një program kontabiliteti.

KOSST ka dhënë edhe pak sqarime se pse ia dha këto para me negociatë vetëm me firmën e biznesmenit Vegim Gashi, e që sipas Armend Mujës, dikur në të pronar ishte edhe ish-Shefi i KOSSTt, Fadil Ismajli.

“Sistemi iKompjuterizuar i Kontabilitetit – CAS, është zhvilluar në kohën kur KOSTT ka qenë pjesë përbërëse e KEK-ut dhe me kohë është zhvilluar dhe kaluar në ASP C#. CAS i përmbushë kërkesat aktuale të stafit të Departamentit të Financave Kontabilitetit dhe Burimeve Njerëzore; i përmbushë kërkesat aktuale të stafit menaxherial të KOSTT-it. Memodifikime të vogla, CAS është në gjendje t’i përmbushë edhe kërkesat që, në të ardhmen, mund të shtrohen prej shfrytëzuesve. Me rregullimin e çështjes së bartjes së licencave të CAS-it nga KEKu mbi KOSTT-in, dhe dhënien gratis të licencave të CAS-it nga ana e Komtelit, KOSTT është bërë pronar i licencave (lejeve) për përdorim të CAS-it. Stafi aktual i KOSTT-it – shfrytëzues të CAS-it është njohësi më i mirë i CAS-it dhe konsulent kryesor në zhvillimin konfigurimin e funksionaliteteve të reja sipas nevojave të KOSTT-it. Stafi profesional i departamentit të Financave Kontabilitetit dhe Burimeve Njerëzore – shfrytëzuesit e CAS-it janë familjarizuar me modulet respektive të CAS-it dhe me sukses i kryejnë detyrat e përditshme”, thuhet në sqarim.

KOSST- konfirmon që ka përdoru edhe më herët këtë program të firmës “Komtel”.

“Shërbimet e ofruara nga Komtel me kontratat e mëhershme janë shërbime komplete të Mirëmbajtjes të cilat kanë mundësuar punën e pandërprerë të CAS-it, si Përshtatjen dhe konfigurimin e CASit për punë në veprimtaritë e KOSTT-it si Operator i sistemit, transmisionit dhe tregut (sipas kërkesave të konsulentëve); Përkrahjen shfrytëzuesve të moduleve të CAS-it o Mirëmbajtjen dhe Mbarëvajtjen e proceseve të ndërlidhjes dhe shkëmbimit të shënimeve mes moduleve (postimet, replikimet, sinkronizimet) që ekzekutohen në mënyrë manuale apo automatike (në kohë dhe frekuencë të caktuar).; Përkrahjen Sektorit të TIK të KOSTT në Administrimin e Bazës së shënimeve të CAS-it”, vazhdon sqarimi i KOSSt-it./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit

“Nuk ka vend në BE”, Marta Kos paralajmëron Serbinë për glorifikimin e Mlladiqit
16/09/2026 - 17:03

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale duhet të respektohet dhe se të dënuarit kanë të drejtën për të apeluar vendimin....

Më shumëDetails

Ministri që pëlqeu deklaratat skandaloze të Xhymshitit: E bëra “like” aksidentalisht

Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin
16/09/2026 - 16:52

Ministri i Sportit, Blerim Gashani tha se pëlqimi i një postimi të gazetarit Vudi Xhymshiti në rrjetin social Facebook, në të cilin ish-presidenti Hashim Thaçi cilësohej “vrasës”, ishte...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj iu flet protestuesve: S’kemi asgjë me Policinë, duhet të thërrasim për unitet e veprime konkrete

Nasim Haradinaj iu flet protestuesve: S’kemi asgjë me Policinë, duhet të thërrasim për unitet e veprime konkrete
16/09/2026 - 16:43

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj iu ka folur para objektit të Qeverisë protestuesve të mbledhur aty pas dënimit me 91 vjet burgim të katër ish-krerëve...

Më shumëDetails

Grenell: Dënimi i Thaçit i turpshëm, Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Specialen

Grenell i ashpër me një artikull të REL për Thaçin dhe Specialen: Po paguajmë për drejtësi dhe raportime të rrejshme
16/09/2026 - 16:35

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Përmes një postimi në...

Më shumëDetails

“S’ka liri pa çlirimtarë”, “policia është e jona”, protestuesit zhvendosen para Qeverisë

“S’ka liri pa çlirimtarë”, “policia është e jona”, protestuesit zhvendosen para Qeverisë
16/09/2026 - 16:29

Protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale për katërshen e UÇK’së është zhvendosur tashmë para objektit të Qeverisë së Kosovës. Ata thirrën: “S’ka liri pa çlirimtarë”, “policia është e...

Më shumëDetails

Serwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështeten

Serwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështeten
16/09/2026 - 16:25

Profesori Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, ka reaguar ndaj vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së, duke shkruar fillimisht se ‘‘nuk është vetëm vendimi ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë