Publicisti Halil Matoshi duke cituar disa diplomatë dhe profesorë amerikanë që njohin çështjen e Kosovës, i ka kërkuar falje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij, “kemi sjell budallë në pushtet”.
Ai gjithashtu ka pyetur se kur Kosova ndodhet para sanksioneve të reja, a ka kush i ndalë këta njerëz?”
“Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka thënë se veprimet e fundit të të Qeverisë së Kosovës janë të pakoordunueme. ‘Ne besojmë se ato i rrezikojnë mundësitë të cilat e ndihmuam Kosovën që t’i krijojë’”, ka shkruar publicisti Matoshi.
Sipas tij, SHBA-ja i ka ndihmuar Kosovës që të krijojë mundësitë që ofron liria për të cilën luftoi bashkë me aleatët e saj.
“Shtetet e Bashkueme t’Amerikës e ndihmuen Kosovën t’i krijojë mundësitë që ofron Liria për të cilën luftoi shtatë havë ditë sëbashku me aleatët e saj. Kjo mundësi çoi tek shteti kombëtar i 17 shkurtit m, 2008”, ka shkruar Matoshi.
“Zadhsnësi i Departamentit të Shtetit Miller po thotë se Qeveria e Albin Kurtit po i rrezikon ato. Pra, simas deduksionit logjik, Qeveria Kurti po e rrezikon shtetin, po thotë Amerika zyrtare!”, ka shtuar ai.
“Hesht Kuvendi, opozita, shoqnia civile dhe bota akademike totalisht e nënshtrueme e për marre t’dheut”, ka shkruar ai.
David Kanin, profesor në Universitetin Johns Hopkins dhe ish analist i agjencisë amerikane të zbulimit CIA për Ballkanin, tha se Kosova “udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin duket se askush nuk dëshiron të punojë.” Kjo, simas Kanin, “i jep avantazh Serbisë”.
Elita intelektualë s’ka, janë nacionalizu. Opozita (e tana nacionaliste) heshtë, se druen mos Kurti po korrë ndoj sukses në veri e i zë mallkimi i tradhtisë!?”, ka shkruar Matoshi.
Përndryshe, sipas Matoshit, përplasja e Kosovës me Perëndimin âsht në gamën e ndikimit rus dhe në doktrinën e Srpski svet (Bota Serbe), që Kosova politike përbrenda të përplaset me Perëndimin rreth veriut, kurse jashtë tue përdor Islamin politik, përmes korrumptimit (edhe mentalisht!?) për sulme xhihadiste, si rasti i nji shqiptari këto ditë në Vjenë.
“Analisti amerikan dhe profesori, Edward P.Joseph ka thânë se Albin Kurti me veprimet e tij “të njëanshme dhe të pakoordinuara” me SHBA-në, ka kundërshtuar qëndrimet e tij të thella të cilat i ka shkruar në shkrimin autorial në New York Times e datës 5 korrik”, ka shkruar Matoshi.
“Mas reagimit të tillë të ShBA, me pasë shoqni politike e qytetari, spaku gjys’ milioni kosovarë normalë, duhej me protestu paqësisht, në sheshin kryesor të kryeqytetit, nashta me javë e muej, në mbrojtje të shtetit kosovar e të aleancës me ShBA e kundër degdisjes së Qeverisë në ndikimin rus, që po i krijon avantazhe Serbisë”, ka shkruar ai.
“Liria nuk âsht kurrë ma shumë se nji brez larg zhdukjes. Duhet me luftu për të, të mbrohet dhe t’u kalohet atyne për me bâ të njâjtën.” (Ronald Regan)”
“P.S. Çou Kosovë! Ora âsht 5 n’12”.













