Hoti tha në Frontal në T7 se kjo është diskutuar në grupin parlamentar të LVV-së.
“Në bazë të diskutimeve që i kemi pasë si grup parlamentar, e besoj që kryeministri Kurti ka me e kërku nga Lidhja Demokratike që ta propozojnë një emër. Sepse këtë në fakt është duke e thënë edhe publikisht qe sa herë: aman propozojeni një emër”, tha ai.
Emri i propozuar do të shqyrtohej nga “të gjithë bashkë”, tha Hoti.












