Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetar “Pishmani”: Ferit Idrizi nuk po bëhet rehat me Drejtorinë e Prokurimit, i ndërroi 5 drejtorë – të fundit e riemëroi 3 javë pas largimit (1)

16/08/2024 - 14:18
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Kryetar “Pishmani”: Ferit Idrizi nuk po bëhet rehat me Drejtorinë e Prokurimit, i ndërroi 5 drejtorë – të fundit e riemëroi 3 javë pas largimit (1)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Me 6 dhjetor 2021 Ferit Idrizi kishte pranuar zyrtarisht detyrën e kryetarit të Vushtrrisë, duke pasuar në këtë pozitë Xhafer Tahirin e LDK-së.

Dy ditë pasi mori detyrën e kryetarit, Ferit Idrizi kishte emëruar drejtor të Drejtorisë së Prokurimit, zyrtarin komunal Hyda Dallku.

Mirëpo, shtatë muaj më pas Hyda Dallku ishte larguar nga kjo detyrë, për t’u emëruar në këtë pozitë si ushtrues detyre një zyrtar tjetër komunal, Xhafer Islami.

Pa i bërë dy muaj nga në krye të detyrës, Xhafer Islami ishte larguar nga U.D. i Drejtorit të Prokurimit, pasi që si drejtor ishte emëruar Albanez Tahiraj, i cili paraprakisht kishte qenë drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë.

Albanez Tahiraj ishte drejtori më jetëgjatë në këtë pozitë, pasi që atë e ka ushtruar deri në dhjetor të vitit të kaluar, prej ku edhe ishte transferuar si drejtor në një drejtori tjetër, që është Drejtoria e Arsimit.

Më 4 dhjetor 2023 në pozitën e Drejtorit të Prokurimit, Ferit Idrizi kishte emëruar asamblistin e PDK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Ilmi Azemi.

Por duket se raporti mes Ferit Idrizit dhe Ilmi Azemi nuk eci mirë në fillet e tij, më ç’rast ky i fundit u larguar nga kjo pozitë në maj 2023.

Pas largimit të Ilmi Azemit, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi më 14 maj 2024 kishte emëruar si drejtor të Drejtorisë së Prokurimit, zyrtaren komunale Azize Krasniqi. Por pa u bërë akoma një muaj nga emërimi i saj, ajo u largua nga kjo pozitë.

Ferit Idrizi duket se i ra pishman largimit të Ilmi Azemit, pasi që të njëjtin e riktheu drejtor të Drejtorisë së Prokurimit më 4 qershor 2024. Largimi i një drejtori dhe rikthimi i tij si drejtor brenda 3 javësh, mund të jetë rekord i largim-emërimeve në pozitat e drejtorëve në Kosovë. Se pse dhe si e riktheu drejtor të Prokurimit, Veriu.info është duke hulumtuar rastin.

(Në shkrimin e radhës: Si i fsheu Ferit Idrizi emërimet dhe largimet e drejtorëve të Drejtorisë së Prokurimit)

Prokurimi i Ferit Idrizit shpall fitues kompaninë e dënuar për falsifikim të dokumenteve tenderuese me çmim 400 mijë euro më të shtrenjt se sa oferta më e lirë

Qeverisja e Ferit Idrizit shpërblen e tender për perde e tepih “IBM” Sh.P.K. me mbi 19 mijë euro, eliminon 4 oferta më të lira (Dokument)

Komuna e Vushtrrisë shpall fitues të tenderit për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal kompaninë me ofertën me të lartë

JU REKOMANDOJMË

“Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

Leonora Jakupi me lutje të përzemërt për Njesinë Speciale
14/09/2026 - 22:52

Këngëtarja Leonora Jakupi ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Po vjen komandanti”, kushtuar çlirimtarëve. Kënga është publikuar para pak minutash dhe sjell një mesazh...

Më shumëDetails

Gruda i prerë: Çdo vendim të këtij Kuvendi e çojmë në kushtetuese

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar
14/09/2026 - 22:48

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ftuar në Pressing në T7, ka thnë se PDK-ja e ka qëndrimin e qartë, çdo vendim që delë nga kjo legjislaturë e...

Më shumëDetails

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne presidencën

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne presidencën
14/09/2026 - 22:32

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një marrëveshje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë për zhbllokimin e institucioneve të Kosovës. Mustafa ka bërë thirrje për...

Më shumëDetails

PDK i drejtohet nesër sërish Gjykatës Kushtetuese

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
14/09/2026 - 22:15

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sërish nesër Gjykatës Kushtetuese. Në njoftimin dërguar mediave, bëhet me dije se deputetët Arian Tahiri dhe Përparim Gruda do të mbajnë...

Më shumëDetails

Tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President, vjen reagimi nga Arbërie Nagavci

Nagavci pas aksidentit fatal në Prizren: Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime më të ashpra se ligji aktual
14/09/2026 - 22:01

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President ësht ëhumbjë për një proces që do duhej...

Më shumëDetails

Çollaku nga Haga: Prokuroria Speciale ka pasur qasje të njëanshme ndaj të akuzuarve

Çollaku nga Haga: Prokuroria Speciale ka pasur qasje të njëanshme ndaj të akuzuarve
14/09/2026 - 21:49

Opinionisti Bekim Çollaku, ka kritikuar qasjen e Prokurorisë Speciale ndaj të akuzuarve në rastin që po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në emisionin “Rubikon”...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar

    Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë