Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Për PDK-në mërgata konsiderohet pika e kthesës për Republikën e Kosovës

05/09/2024 - 14:43
në Lajme
A A
Krasniqi: Për PDK-në mërgata konsiderohet pika e kthesës për Republikën e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës i ka marrë me seriozitet zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. PDK-ja tashmë ka konsoliduar radhët e saj edhe në diasporë, ku ka zgjedhur strukturat e partisë si dhe kryetarët e degëve jashtë vendit. PDK-ja pritët që në listat zgjedhore të fusë edhe aktivist që veprojnë dhe punojnë në diasporë. I tillë do të jetë edhe kryetari i degës së PDK-së, për Itali, Patriot Krasniqi.

Siç bëhet e ditur Krasniqi do të jetë në lista zgjedhore për deputet nga radhët e PDK-së. “Epoka e re”, ka zhvilluar një intervistë me të në lidhje me projektet e tij dhe synimet në jetën politike. Krasniqi ka deklaruar se PDK-në e sheh si pikë kthese të mërgatës në Republikën e Kosovës. Krasniqi po ashtu thotë se kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka vizionin e zhvillimit ekonomik të vendit së bashku me mërgatën nga po ky pozicion dhe potencial si dhe në realizimin e këtij vizioni, rol kyç në qeveri do të ketë Ministria e Mërgatës me shumë dikastere.

Rreth organizimit të mërgatës se si ka qenë dhe si është sot, Krasniqi ka thënë se “Sot, mërgata e Kosovës nuk është si ishte dikur, është pjesë e një pozicioni i cili shërben për të forcuar dhe mbajtur rritjen globale ekonomike, e me këtë edhe të zhvillimit të shtetit ku jetojnë e veprojnë dhe edhe të shtetit nga migruan, pra Kosovës. PDK- ja, me Bedri Hamzën kryeministër, ka vizionin e zhvillimit ekonomik të vendit së bashku me mërgatën nga po ky pozicion dhe potencial”. Krasniqi ka folur edhe për arsimin e brezave të rijnë në mërgatë.

Ai ka thënë se “Puna, arsimimi i një brezi të të rinjve në mërgatë, numri i madh i bizneseve shumë të suksesshme të mërgatës sonë në vizionin ton i shërbejnë kauzës  së arritjes së stabilitetit, zhvillimit, mirëqenies sociale si për Kosovën ashtu edhe për vendin e destinacionit të mërgatës.

Ministria e Mërgatës do i shërben kësaj kauze”. Po ashtu Krasniqi ka thënë se “Truri i shumë të rinjve tanë në mërgatë në shkenca kompjuterike e të programimit, me specializim në mërgatë është bërë super truri me dije dhe përvojë. Me politika aktive të ministrisë këtë potencial duhet ta kemi edhe në Kosovë krahas vendit të destinacionit”. Ndërsa sa i përket zhvillimit të bizneseve dhe lidhjes në mes bizneseve të Kosovës dhe Mërgatës, Krasniqi ka potencuar se duhet të krijohen bazat e transformimit të aftësive e potencialit nga vendi i migrimit tek vendi i origjinës dhe anasjelltas. “Rrjetet e bizneseve në mërgatë dhe krijimi i lidhjeve me bizneset në Kosovë  do të jetë fokus i angazhimit të ministrisë.

Funksionalizimi i kësaj objektive krijon bazën e transformimit të aftësive e potencialit nga vendi i migrimit tek vendi i origjinës dhe anasjelltas”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu Krasniqi është shprehur i bindur se Qeveria të cilën do ta drejtojë PDK-ja në krye me Bedri Hamzën kryeministër do të punojë për të pasur më shumë migracion qarkullues e sa më pak migracion të përhershëm. “Qeveria e PDK- së, me politikat aktive të saja, do të punojë për të pasur më shumë migracion qarkullues e sa më pak migracion të përhershëm.

Arsimimi plotësues shqip në mërgatë do të funksionalizimet e financohet. Vetëm ky investim masivizon shkollën shqipe. Fokus të veçantë angazhues do të kemi në Rrjetëzimin e rinisë studentore në mërgatë me rininë studentore të Kosovës. Në fokusin  e angazhimit ton do jetë Mërgata dhe arsyeja për zhvillimin e diplomacisë ekonomike, kulturore, publike etj.

Kjo objektiv e realizuar nënkupton që në vendin ton t’i kemi kompanitë e mëdha evropiane apo degët e tyre prodhuese, t’i kemi  takimet në mes të elitave kulturore e intelektuale të  vendit ton dhe vendit të migrimit”. Në fund të intervistës Krasniqi ka thënë se strukturat e partisë të degës së PDK-së në Itali e kanë nominuar si kandidat të tyre për deputetë të parlamentit të Kosovës ndërsa ofertën zyrtare të PDK-së, në diasporë do e shpalos kandidati për kryeministër Bedri Hamza.

“Kjo është vetëm një pjesë e këndvështrimit tim si pjesë e strukturës drejtuese të degës së PDK- së, në Itali dhe si kandidat për deputet. Ofertën zyrtare të PDK- së, do ta shpalos kandidati për kryeministër Bedri Hamza”, ka deklaruar Patriot Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
01/09/2026 - 13:04

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se qëndrimi i partisë së tij s’ka ndërruar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke shtuar se nuk kanë obligim ndaj një...

Më shumëDetails

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?
01/09/2026 - 12:30

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e Kosovës nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e të drejtave dhe kompetencave...

Më shumëDetails

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit
01/09/2026 - 12:11

Kryetarët e komunave të prirë nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë për t’ia dorëzuar Kurtit kërkesat e tyre. Ata sot kanë organizuar...

Më shumëDetails

Tahiri: Marrëveshja VV-LDK u arrit, pse ende nuk po thirret seanca e Kuvendit

Tahiri: Do ta kërkojmë shkarkimin e Kurtit
01/09/2026 - 12:03

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk e thirrën seancën konstitutive të paralmentit, as pas dakordimit...

Më shumëDetails

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps
01/09/2026 - 12:01

Ka nisur protesta e kryetarëve të disa komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës, e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kundër asaj që ata...

Më shumëDetails

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë