Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raundi i caktuar për 17 shtator në Bruksel, Bislimi: Pala serbe refuzoi takimin trepalësh, Lajçak t’i demantojë dezinformatat

13/09/2024 - 16:31
në Kryesore, Lajme
A A
Bislimi: NATO ndali gjenocidin e Millosheviqit, sot Kosova kërkon të bëhet pjesë e saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka demantuar raportimet në media serbe se Kosova ka refuzuar një takim trepalësh të nivelit të kryenegociatorëve në Bruksel.

Bislimi tha se Kosova e ka pranuar takimin trepalësh sipas agjendës së caktuar nga ndërmjetësi, Bashkimi Europian, por tha se Serbia ka qenë ajo që ka refuzuar me tendencën që të imponojë pika të agjendës, që Bislimi i quajti si pika për konsum të brendshëm politik, raporton Gazeta Express.

“Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të caktuara për 17 shtator, Kosova ka pranuar një takim trepalësh, sipas agjendës së caktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e ka refuzuar një takim të tillë duke u përpjekur që të imponojë pika të rendit në agjendë që ishin të destinuara për konsum të brendshëm politik”.

Bislimi për këtë ka kërkuar që këto informata të demantohen nga ndërmjetësi Miroslav Lajçak.

“E ftoj Përfaqësuesin Special të BE-së Lajcak të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe më poshtë, të cilat thonë në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve”, ka shkruar Bislimi në X, duke shpërndarë një lajm të mediumit serb “Tanjug”, i cili raporton duke iu referuar burimeve se “Kosova ka refuzuar një takim trepalësh”.

https://x.com/BislimiBesnik/status/1834585807023169580?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1834585807023169580%7Ctwgr%5E3bdd50597d18a5683c3febf87c0fe94857689309%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fteve1.info%2Fbislimi-demanton-mediat-serbe-se-kosova-ka-refuzuar-takim-trepalesh-ne-bruksel%2F

Tanjug ka raportuar se një nga temat e propozuara nga Beogradi për të qenë në rend dite “është çështja e Urës së Ibrit, si dhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”.

Për temën e Urës së Ibrit Kosova refuzon të flasë në dialogun me Brukselin, ndërkaq edhe vetë Lajçak në vizitën që pati në Prishtinë la të nënkuptojë se kjo çështje nuk është në plan të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi, por vetëm mes Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar.

JU REKOMANDOJMË

Ymeri: Tash presioni do të bjerë mbi Kosovën për Asociacionin
Kryesore

Ymeri: Pesë vjet në pushtet, me nga një aferë çdo ditë, Vetëvendosje bën fushatë me ‘ata janë të korruptuar’

14/09/2025 - 08:39
Mustafa: Çështja e dinarit nuk duhet të diskutohet në Bruksel
Lajme

Mustafa: Masa e SHBA-së më e ashpër se sanksionet e BE-së

14/09/2025 - 08:28
Reagon OVL-UÇK: Kurti dhe Osmani me arrogancën e tyre politike, rrënuan raportet me partnerin tonë kryesor
Kryesore

Protestë sot në Hagë kundër Gjykatës Speciale

14/09/2025 - 08:11
Parashikimi i motit për sot
Lajme

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

14/09/2025 - 07:59
Abrashi i VV-së për vendimin e SHBA-së: Nuk është një katastrofë
Lajme

Abrashi i VV-së për vendimin e SHBA-së: Nuk është një katastrofë

13/09/2025 - 22:48
Parashikimi i Baton Haxhiut: 41-42 deputetë mundet me i marrë Vetëvendosja më së shumti – Opozita mund t’i marrë kaq deputetë
Lajme

“Deklarata e SHBA’së s’do të mbetet pa shenjë- Nëse pas 5 viteve flet për vjedhje je gënjeshtar’’, Baton Haxhiu analizon fushatën

13/09/2025 - 22:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditja që i dha dje Amerika-Kosovës, Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Faton Peci me Kurtin e hap fushatën në Mitrovicë, i jep një xhiro këmbë sheshit – por pak pjesëmarrës në tubim

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë