Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në diskutimin “Gratë në vijë të parë” në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative.
Osmani ka thënë se gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës, transmeton Reporteri.
“Gratë në vijë të parë” ishte diskutimi i sotëm në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative. Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës—si në kohën e rezistencës, ashtu edhe në luftë, në shtetndërtim dhe në çdo proces vendimtar për të ardhmen tone”, ka shkruar Osmani.