Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë

24/10/2026 - 03:06
në Kryesore, Lajme
A A
Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar, gjatë vizitës së saj në këtë shtet, ku ka marrë pjesë edhe në shfaqjen solemne të organizuar për 70-vjetorin e Revolucionit Hungarez të vitit 1956.

“Pas takimit, Presidentja Shiroka Pula mori pjesë në shfaqjen solemne në Teatrin e Operës, të organizuar për nder të 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956, me interpretime muzikore dhe artistike nga artistë dhe ansamble hungareze”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më herët gjatë ditës, Shiroka-Pula është pritur në takim edhe nga presidenti i Hungarisë, Andras Baka.

Gjatë takimit, presidentja e Kosovës ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, duke rikujtuar se Hungaria ishte ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, më 19 mars 2008.

“Presidentja Shiroka-Pula vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, duke rikujtuar se Hungaria ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, më 19 mars 2008. Ajo shprehu interesimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh”, thuhet në njoftimin e Presidencës lidhur me takimin.

Në këtë kontekst, Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e identifikimit të fushave të reja të bashkëpunimit, veçanërisht në ekonomi, arsim dhe mbrojtje.

Ajo gjithashtu kërkoi mbështetjen e Hungarisë për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i vendit.

“Duke folur për integrimin evropian, Presidentja Shiroka Pula theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Kosovës, ndaj kërkoi mbështetjen e Hungarisë për avancimin e vendit drejt statusit të kandidatit për anëtarësim dhe hapave të mëtejshëm të procesit integrues. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për kontributin e Hungarisë në misionin e KFOR-it, në Kosovë, duke vlerësuar rëndësinë e këtij kontributi për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit. Në fund të takimit Presidentja Shiroka Pula ftoi Presidentin Baka për vizitë në Kosovë në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, vijon njoftimi i Presidencës.

JU REKOMANDOJMË

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës
24/10/2026 - 03:08

Bordi i Paqes ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet...

Më shumëDetails

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua
23/10/2026 - 22:57

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë dhe në mërgatë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për...

Më shumëDetails

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente
23/10/2026 - 22:34

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard, qëndruan aty disa orë pa krijuar incidente me...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet
23/10/2026 - 22:24

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucioni që drejton do të vendosë nëse do të ketë ose jo Ligj për Gjykatën Speciale, kjo pas...

Më shumëDetails

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet
23/10/2026 - 22:11

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim të Republikës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez
23/10/2026 - 21:46

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sot në seancën solemne të Parlamentit të Hungarisë, të organizuar me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit hungarez të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë