Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtyhet seanca fillestare për rastin e sul’mit në Banjskë

25/09/2024 - 11:05
në Kryesore, Lajme
A A
Shtyhet seanca fillestare për rastin e sul’mit në Banjskë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për shkak se mbrojtja e të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kërkoi të ndërprehet seanca fillestare në rastin “Banjska” me arsyetimin se kanë pranuar shkresat e lëndës në mënyrë elektronike dhe me vonesë, seanca u ndërpre.

Fillimisht, mbrojtësi i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, avokati Ljubimir Pantoviq kërkoi ndërprerje të seancës me arsyetimin se shkresat i ka pranuar në mënyrë elektronike dhe jo fizikisht. Ky deklarim i Pantoviq u përkrah edhe nga mbrojësit e të akuzuarve Maksimoviq dhe Toliq, avokatët Jovana Filipoviq dhe Millosh Deleviq.

Në anën tjetër, avokati Koci tha se kërkesa s’ka mbështetje ligjore sepse kanë mundur që ato shkresa t’i printojnë vetë

Kurse, prokurori special Naim Abazi tha se ka qenë e pamundur që shkresat e lëndës të dorëzohen fizikisht, andaj i kanë dorëzuar në mënyrë elektronike.

Më pas, gjyqtari Hoti tha se konsiderojnë që Prokuroria e ka përmbushur obligimin ligjor të dorëzimit të shkresave të lëndës, andaj kërkoi që të kalohet me leximin e aktakuzës.

Mirëpo, avokati Pantoviq kërkoi sërish fjalën, duke thënë se shkresat i kanë pranuar në mënyrë elektronike të hënën pasdite dhe se nuk janë pëgatitur për seancë pasi që aktakuza është voluminoze dhe se të mbrojturit e tyre nuk e dijnë përmbajtjen e saj.

E prokurori Abazi tha se është e papranueshme kërkesa për shtyrje të shqyrtimit fillestare pasi që aktakuza dhe shkresat e lëndës janë dorëzuar dhe për këtë kanë dëshmi.

Më pas, Gjykata mori aktvendim dhe ndërpreu shqyrtimin fillestar, me qëllim që të akuzuarit të pajisen me akuzën dhe ta dijnë përmbajtjen e saj, e më pas t’iu jepet e drejta për deklarim rreth fajësisë./Betimi për Drejtësi

JU REKOMANDOJMË

Qumështorja Vita i nis procedurat kundër Ministrisë, i drejtohet Gjykatës Komerciale , Administrative dhe Supremes

Qumështorja Vita i nis procedurat kundër Ministrisë, i drejtohet Gjykatës Komerciale , Administrative dhe Supremes
10/08/2026 - 12:36

Qumështorja Vita, pasi prezantoi disa analiza të marra nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që dëshmojnë se qumështi i kësaj kompanie është i pastër, i ka nisur procedurat...

Më shumëDetails

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30 ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30 ditësh duhet të konstituohet Kuvendi
10/08/2026 - 12:17

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se vazhdimi i seancës konstituive nuk ishte shkelje...

Më shumëDetails

Ramadani ia numëron VV-së ditët e bllokadës: Duhet të ishim në Kuvend për të votuar ligje për qytetarët

Ramadani: Me bllokimin e rrugëve në veri, Policia, po tregon se kontrabandimi është tepër i madh!
10/08/2026 - 12:04

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vazhdimin e bllokadës së Kuvendit, duke e akuzuar Vetëvendosjen për joseriozitet dhe humbje të kohës së institucioneve. Ramadani, përmes...

Më shumëDetails

Kryesuesi Dehari s’ka njoftim për seancë, merr rol politik: Ka deputetë që s’duan marrëveshje, por incidente

Ngërçi politik, Dehari: Jam vetëm kryesues, më ka ra hise për shkak të moshës
10/08/2026 - 11:55

Avni Dehari, deputeti më i vjetër i Kuvendit, dhe rrjedhimisht kryesuesi i seancës konstiuive, tha se duhet të arrihet “marrëveshja politike”. Deputeti që drejton seancën konstituive, të cilën...

Më shumëDetails

Konjufca: Seanca konstituive mund të zgjasë mbi një ditë, s’është dramatike, kush s’mendon kështu t’i drejtohet Kushtetueses

Konjufca thotë se “sipas të gjitha gjasave” do të jetë ministër i Jashtëm në qeverinë e re
10/08/2026 - 11:29

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca nuk e konsideron shkelje kushtetuese vazhdimin me ndërprerje të seancës konstituive të Kuvendit. Konjufca tha se për vazhdimin e...

Më shumëDetails

Behrami: Kurti po e shkel Kushtetutën, do me na marrë në qafë

Behrami: Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse
10/08/2026 - 11:12

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar lidhur me zvarritjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se deputetët ende...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bajraktari: Tri alternativa për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë