Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy vendime të Ministrisë së Liburn Aliut i shkaktuan buxhetit të Kosovës dëme mbi 5 milionë euro

09/10/2024 - 20:51
në Kryesore, Lajme
A A
Dy vendime të Ministrisë së Liburn Aliut i shkaktuan buxhetit të Kosovës dëme mbi 5 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dyshuari për keqpërdorim të detyrës, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, me dy vendime, dyshohet se i ka shkaktuar buxhetit të Kosovës dëme mbi 5 milionë euro.

Në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar gazeta Paparaci, shtjellohet edhe mënyra e përllogaritjes së borxhit të dy kompanive “Frutex” dhe “Frutti”.

Në dosje thuhet se vendimi financiar i datës 11 mars 2022, është vërtetuar se i pandehuri Bytyqi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, ka nënshkruar këtë vendim me të cilin përllogaritja e detyrimit financiar për operatorin ekonomik “Frutex”, i cili si aktivitet ka prodhimin dhe ambalazhimin e lëngjeve freskuese, për periudhën kohore prej muajit korrik 2019 deri në dhjetor 2021, është në shumën 127.90 euro.

I pandehuri Izedin Bytyqi në shkelje të detyrave zyrtare dhe si rezultat i përllogaritjes së borxheve në mënyrë të kundërligjshme të disa operatorëve ekonomik, në muajin dhjetor të vitit 2023, i ka mundësuar që operatorit ekonomik “Frutti” vazhdimin e lejes ujore pa i plotësuar kushtet ligjore dhe në kundërshtim me kriteret e caktuara në lejet paraprake.

“Dhe këtë e ka arritur pasi që është ushtruar presion tek zyrtarët e MMPHI-së, B.B dhe M.K, të caktuara për të shqyrtuar kërkesat për vazhdimin e lejeve ujore, e të cilat janë kërcënuar nga Naser Hafizi se po që se nuk do të vepronin sipas kërkesave të tij, do të inicionte procedura disiplinore për largim nga puna”, thuhet në dosjen që ka siguruar Paparaci.

I pandehuri ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij, ashtu që gjatë vitit 2022-2023 ua ka mundësuar përfitimin e kundërligjshëm prej 10 për qind të pagës për punë të kryera brenda orarit të punës zyrtareve B.B dhe M.K, të cilat nën presionin e të pandehurit Naser Hafizi kanë përgatitur dosjet e Operatorëve Ekonomikë dhe kanë hetuar vendimet e kundërligjshme, për zvogëlimin e borxheve dhe vazhdimin e lejeve ujore ani pse operatorët ekonomik nuk kanë plotësuar kriteret e kërkuara.

“Vetëm në këto raste, shuma e dëmit që i është bërë Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, respektivisht buxhetit të Republikës së Kosovës vlerësohet të jetë mbi 5 milionë euro”, thuhej në dosje.

JU REKOMANDOJMË

Gruda për Avni Deharin: Personi që e drejton seancën në mënyrën më abuzive

Gruda i PDK-së pyet Haxhiun: Ministre, ku janë mostrat e Astrit Deharit?
08/08/2026 - 14:05

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka kursyer fjalët për kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari. Sipas Grudës, Dehari është personi që e drejton seancën...

Më shumëDetails

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar
08/08/2026 - 13:44

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se qëndrimi i vendit për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar. “Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj...

Më shumëDetails

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja
08/08/2026 - 13:14

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për media pas...

Më shumëDetails

“Ja ka shitë gjakun e Arbënorit e Astritit”, Krasniqi i ashpër ndaj Deharit, e quan paqavër

“Ja ka shitë gjakun e Arbënorit e Astritit”, Krasniqi i ashpër ndaj Deharit, e quan paqavër
08/08/2026 - 13:00

Ndaj veprimeve abuzimeve me thirre e ndërprerje të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nga deputeti i VV-së, Avni Dehari, ka reaguar ish kandidati i AAK-së për deputet,...

Më shumëDetails

Krasniqi e LDK-së i jep përkrahje deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj që sulmoi me vezë Albin Kurtin

Krasniqi e LDK-së i jep përkrahje deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj që sulmoi me vezë Albin Kurtin
08/08/2026 - 12:42

Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, i ka dhënë përkrahje deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka sulmuar me vezë Albin Kurtin në seancën konstituive të Kuvendit...

Më shumëDetails

Arian Tahiri pasi Kurti kërkoi kohë shtesë: Po cenohet Kushtetuta dhe po prodhohet krizë politike

Arian Tahiri pasi Kurti kërkoi kohë shtesë: Po cenohet Kushtetuta dhe po prodhohet krizë politike
08/08/2026 - 12:38

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar ashpër situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Policia në veri zbulon armë e eksploziv në banesën e pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës dhe pajisje ushtarake në një kanal afër stacionit policor

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK-së këtë pozitë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Blerim Isufaj në terren, Policia publikon pamjet nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë