Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy vendime të Ministrisë së Liburn Aliut i shkaktuan buxhetit të Kosovës dëme mbi 5 milionë euro

09/10/2024 - 20:51
në Kryesore, Lajme
A A
Dy vendime të Ministrisë së Liburn Aliut i shkaktuan buxhetit të Kosovës dëme mbi 5 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dyshuari për keqpërdorim të detyrës, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, me dy vendime, dyshohet se i ka shkaktuar buxhetit të Kosovës dëme mbi 5 milionë euro.

Në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar gazeta Paparaci, shtjellohet edhe mënyra e përllogaritjes së borxhit të dy kompanive “Frutex” dhe “Frutti”.

Në dosje thuhet se vendimi financiar i datës 11 mars 2022, është vërtetuar se i pandehuri Bytyqi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, ka nënshkruar këtë vendim me të cilin përllogaritja e detyrimit financiar për operatorin ekonomik “Frutex”, i cili si aktivitet ka prodhimin dhe ambalazhimin e lëngjeve freskuese, për periudhën kohore prej muajit korrik 2019 deri në dhjetor 2021, është në shumën 127.90 euro.

I pandehuri Izedin Bytyqi në shkelje të detyrave zyrtare dhe si rezultat i përllogaritjes së borxheve në mënyrë të kundërligjshme të disa operatorëve ekonomik, në muajin dhjetor të vitit 2023, i ka mundësuar që operatorit ekonomik “Frutti” vazhdimin e lejes ujore pa i plotësuar kushtet ligjore dhe në kundërshtim me kriteret e caktuara në lejet paraprake.

“Dhe këtë e ka arritur pasi që është ushtruar presion tek zyrtarët e MMPHI-së, B.B dhe M.K, të caktuara për të shqyrtuar kërkesat për vazhdimin e lejeve ujore, e të cilat janë kërcënuar nga Naser Hafizi se po që se nuk do të vepronin sipas kërkesave të tij, do të inicionte procedura disiplinore për largim nga puna”, thuhet në dosjen që ka siguruar Paparaci.

I pandehuri ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij, ashtu që gjatë vitit 2022-2023 ua ka mundësuar përfitimin e kundërligjshëm prej 10 për qind të pagës për punë të kryera brenda orarit të punës zyrtareve B.B dhe M.K, të cilat nën presionin e të pandehurit Naser Hafizi kanë përgatitur dosjet e Operatorëve Ekonomikë dhe kanë hetuar vendimet e kundërligjshme, për zvogëlimin e borxheve dhe vazhdimin e lejeve ujore ani pse operatorët ekonomik nuk kanë plotësuar kriteret e kërkuara.

“Vetëm në këto raste, shuma e dëmit që i është bërë Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, respektivisht buxhetit të Republikës së Kosovës vlerësohet të jetë mbi 5 milionë euro”, thuhej në dosje.

JU REKOMANDOJMË

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim
11/05/2026 - 14:53

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet i brishtë për shkak të mungesës së mirëbesimit,...

Më shumëDetails

Bardhyl Hasanpapaj: Një zë i dijes dhe i unitetit për Kosovën

Bardhyl Hasanpapaj: Një zë i dijes dhe i unitetit për Kosovën
11/05/2026 - 14:36

Profesori dhe juristi i njohur Bardhyl Hasanpapaj hyn në garën zgjedhore të 7 qershorit krah ish-presidentes Vjosa Osmani, duke sjellë me vete një kombinim të rrallë të përgatitjes...

Më shumëDetails

Kurti: Gjermania avokuse e rrugës evropiane të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë

Kurti: Gjermania avokuse e rrugës evropiane të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë
11/05/2026 - 14:32

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti në konferencën ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026” që po mbahet në Këln ka folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Ai...

Më shumëDetails

Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë

Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë
11/05/2026 - 14:19

Një banesë është djegur në rrugën “UÇK”, në Prishtinë. Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa gazeta është në pritje të përgjigjes nga...

Më shumëDetails

Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat lart dhe simbolin e shqiponjës

Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat lart dhe simbolin e shqiponjës
11/05/2026 - 14:08

Ka nisur këtë të hënë seanca e dytë në themel për Ilir Metën, ku kamerat janë lejuar si herën e parë vetëm për 5 minuta. Sipas pamjeve të...

Më shumëDetails

Rrahmani: OJQ-të serbe përfituan qindra mijëra euro nga Qeveria, OVL UÇK zero!

Rrahmani i VV-së: Kurti dhe Rama, të dytë kanë bërë gabime
11/05/2026 - 13:54

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani ka deklaruar se disa organizata joqeveritare serbe kanë përfituar 619,690.98 euro nga Qeveria Kurti dhe institucionet tjera publike të Kosovës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Arrestimet e fundit për dallaveret me prona, avokatja Keqekolla prej kohësh kishte ngritur publikisht dyshimet për skema të organizuara kriminale të manipulimeve në Veternik

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë