Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veselaj i kompanisë “Shpejtimi” për ekskurzionin e nxënësve në Shqipëri: Fituam me meritë, “Sharr Travel” ka falsifikuar në kontrata dhe konfirmime të hoteleve

24/10/2024 - 21:12
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Veselaj i kompanisë “Shpejtimi” për ekskurzionin e nxënësve në Shqipëri: Fituam me meritë, “Sharr Travel” ka falsifikuar në kontrata dhe konfirmime të hoteleve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi”,  të “Gjin Gazulit” dhe të gjimnazit “Eqrem Qabej” në Prishtinë, kanë udhëtuar për ekskurzion në Shqipëri, aktivitet ki i shndërruar në traditë prej shumë vitesh nga shkollat e mesme të Kosovës për nxënësit maturantë.

Dërgimin e nxënësve të gjimnazeve “Ahmet Gashi” e “Gjin Gazuli” në Shqipëri e ka fituar kompania turistike “Shpejtimi”, përderisa për gjimnazin “Eqrem Qabej” është përzgjedhur fitues kompania “Sharr Travel”, pronari i së cilës ka shprehur revoltë përmes mediave pse nuk është shpallur fitues për dërgimin e nxënësve të të tri gjimnazeve në Shqipëri.

Ruzhdi Kurtishaj – pronar i “Sharr Travel” në një deklarim për një medium ka thënë se kompania që ai udhëheq, ka propozuar tri hotele ku shkollat kanë mundur të zgjedhin se ku duan të shkojnë, por se thotë kjo nuk ka ndodhur, pasi intersimi i drejtorëve ka qenë plotësimi i xhepave të tyre, duke aluduar se kompania fituese “Shpejtimi” po ua mbush xhepat drejtorëve me para.

‘’Sharr Travel ka tri hotele ku mund të zgjedhin ata, FAFA, Bonita, ndërsa ata kanë detyruar prindërit të paguajnë më tepër, sigurisht për të plotësuar xhepat e tyre. Kjo është një turp dhe faqe e zezë çka është duke ndodhur me shkollat e Prishtinës. Gjin Gazuli zgjedhë ofertën për 30 euro me të shtrenjtë për shkak të interesit personal duke refuzuar ofertat më të lira’’ ka thënë ai.

Në lidhje me këtë akuzë të tij të rëndë për të cilën nuk ka prezantuar asnjë fakt, Veriu.info ka kontaktuar me pronari i kompanisë turistike “Shpejtimi”, Ekrem Veselaj, i cili ka fituar tenderin për dërgimin e nxënësve të gjimanazeve “Ahmet Gashi” e “Gjin Gazuli” në eksklursion në Shqipëri.

Veselaj kategorisht demanton “mbushjen e gjepave” për drejtorë, duke thënë se nuk është e vërtetë.

“Për këtë shpifje do të bëjë kallzim për drejtuesin dhe pronarin e Sharr Travel. Kompania Shpejtimi është e përkushtuar për shërbime cilësore dhe kualitative për nxënësit, ku i kemi dërguar në hotele me 5 yje si BONITA, e jo në hole te të kategorisë ‘ZH’ sikurse Shar Travel që e ka dërguar gjimnazi “Eqrem Qabej”, ka thënë Veselaj.

Veselaj në një prononcim për Veriu.info thotë se Kompania Turistike “Shpejtimi” tashmë është ndër kompanitë me serioze në Kosovë në fushën e turizmit, organizimeve grupore dhe ekskurzioneve për maturantë që prej vitit 2001.

“Sipas shpalljes nga Këshilli Drejtues i Shkollës për oferta sipas Udhëzimit të MASHT-it të vetfinancuara nga prindëritë, ne kemi ofertuar me kohë, ku i kemi plotësuar të gjitha kriteret e caktuara, njëhohësisht kemi ofruar akomodim në Hotele me 5 yje, duke ofruar akomodim të rehatshëm dhe pansion FB për nxënësë me 5-6 zgjidhje ushqimi, tavolinë suedeze dhe ushqim pa limit. Si rezultat i ofertës më të mirë, jemi shpallur fitues nga Komisioni Përzgjedhes e jo nga drejtorët siç thojnë kompanitë mashtruese dhe humbëse në oferta. Komisioni përzgjedhës është monituar edhe nga zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit dhe Zyrtarë të MAShT-it.

Kompanitë e tilla mashtrojnë dhe manipulojnë komisionet me fotografi e me pishina të ndryshme të hoteleve, por në fakt nuk i dërgojnë në ato hotele, por krejt dikun tjetër. Një rast i tillë ka ndodhur edhe vitin e kaluar nga Sharr Travel, që e ka dërguar shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli”, ku nxënësitë nuk kanë pranuar të futen në atë hotel që i ka rrejt dhe kanë mbet 4-5 orë në rrugë, e tek pas lodhjes dhe molisjes së nxensve u detyru t’i fut në hotel tjetër”, ka thënë për Veriu.info Ekrem Veselaj nga kompania turistike “Shpejtimi”.

Veselaj thotë se kompania e tij është serioze dhe e përkushtuar në shërbime kualitative si në: akomodim, ushqim dhe transport superior me autobusa super komod.

“Të gjithë ne e dimë se çmimet në akomodim e ushqim dallojnë dhe nuk ka prind që nuk i njeh hotelet në Shqipëri. Sharr Travel ka bërë falsifikime në kontrata dhe në konfirmime të hoteleve, të cilat janë verifikuar nga komisionet e përzgjedhjes dhe për këtë është diskualifikuar edhe si mashtrues. Për fat të mirë, me shkollën në eksklursion kanë qenë edhe përfaqësuesit e prinderve në Shqiperi, të cilët nga afëe kanë përcjell transportin, akomodimin, ushqimin dhe vizitat e ndryshme”, thotë Veselaj i kompanisë “Shpejtimi” për Veriu.info.

Duke folur për eksklursionin e realizuar në Shqipëri, Veselaj thotë se kompanitë ankuese që kanë humbur në tenderim, kanë aplikuar me hotele të kategorive ,,ZH”, ku sipas tij, mungon siguria, ka akomodim të dobet, ushqim të dobet dhe mundësi të hyrjes së personave të tretë nga jashtë.

Ekrem Veselaj duke krahasuar çmimet e tij prej 149 euro për person me sa e ka fitues tenderin, ai thotë se nxënësit e Pejës janë dërguar me çmim prej 155 euro, të Fushë Kosovës me 145 euro dhe të Prizrenit me 145 euro.

“Ajo që ne kemi bërë është plotësimi 100% i të gjitha kritereve sipas Udhëzimit Administrativ 2/2016 të MAShT-it, ku si kriter kryesor nuk është çmimi më i lirë, por ofertat më të mira dhe në këto shpallje nuk aplikohen në asnjë mënyrë sipas ligjit të prokurimit”, deklaroi Veselaj për Veriu.info, duke shtuar se shkollat dhe nxënësit i janë falenderuar kompanisë së tij për organizim cilësor të eksklursionit.

Drejtori i Gjimnazit ‘’Gjin Gazuli’’ , Bujar Gjocaj, në një prononcim të bërë sot për Front Online, ka mohuar se është zgjedhur kompania më e shtrenjte, duke treguar arsyet e përzgjedhjes së kompanisë fituese.

”Nuk është e vërtetë se është zgjedhë kompania me çmimin me të shtrenjtë. Një kompani ka pas çmimin me të lirë por nuk ka pasur hotelin e rezervuar. Kur ne kemi kontaktuar me hotelin ai na ka dërguar e-mailin dhe ka thënë se kompania e ka bërë fallc dokumentin. Dallon hoteli prej hoteli. Hoteli me pesë yje. Kemi pasur rast kur kanë thënë se është hapur hoteli veç për neve dhe kur kemi shkuar kemi parë gjëra nëpër korridor dhe ka qenë rrezik me u helmuar nxënësit’’ thotë ai.

Gjocaj, vazhdon duke avokuar kompaninë fituese dhe duke treguar arsyet se përse kompanitë tjera janë eleminuar nga oferta.

‘’Është e vërtetë se një kompani ka konkurruar me çmim me të ulët por nuk e ka pas konfirmimin e hotelit, e ka pas fallc dhe ajo kompani ka rrezik me u ballafaqua me ligjin për falsifikim. Ne kemi pasur përvoja kur filan kompania ka thënë ju dërgoj në x hoteli dhe kur ka ardhur dita me shkuar, ka thënë se ai hotel është i zënë, por po shikojmë të shkojmë diku tjetër’’ thotë ai.

Drejtori i Gjimnazit ‘’Gjon Gazuli’’, thotë se është vendim i kryetarit të këshillit të shkollës se kë e zgjedhin si kompani fituese, përkundër se vendimi është shpallur nga DKA-ja, institucion publik ky.

‘Është vendim i kryetarit të këshillit të shkollës dhe është vendim që i rri prapa deri në vdekje. Kriteret nuk i përcakton shkolla, por i cakton DKA-ja, dhe kush i ka plotësuar kriteret, e ka fituar tenderin. Një kompani tjetër ka aplikuar, por e ka sjellë me vonesë dhe nuk ju ka pranuar, një kompani tjetër ka sjellë një hotel për cilin nuk kemi ditur se çfarë hoteli është edhe kemi analizuar se nëse i qojmë në një hotel ku një fëmijë nuk han buke aty dhe han jashtë i kushton 10 euro, dhe kushton më shtrenjte se sa këtu’’, thotë ai.

Ndryshe, pronari i kompanisë “Sharr Travel” në publik njihet edhe si politikan, pasi që ai në zgjedhjet e vitit 2021 kishte kandiduar nga PDK-ja për deputet në Kuvendin e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

DioGuardi mesazh për Kombëtaren e Kosovës: Mezi pres t’ju takoj në Amerikë

DioGuardi mesazh për Kombëtaren e Kosovës: Mezi pres t’ju takoj në Amerikë
29/03/2026 - 22:41

Në prag të finales historike kundër Turqisë, Kombëtarja e Kosovës ka marrë një urim të veçantë nga shqiptari, ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi. Përmes një mesazhi emocionues, DioGuardi ka...

Më shumëDetails

Ekspozita për masakrat, Hasani: Këto të dhëna janë nga shërbimi serb

Ekspozita për masakrat, Hasani: Këto të dhëna janë nga shërbimi serb
29/03/2026 - 22:26

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Nait Hasani ka folur në lidhje me ekspozitën për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.Ai ka theksuar se ato të dhëna janë marrë...

Më shumëDetails

Kraki për skandalin e Gashit: Gabimet ndodhin, Gashi mbetet djal serioz dhe i dobishëm për Kosovën

Kraki për skandalin e Gashit: Gabimet ndodhin, Gashi mbetet djal serioz dhe i dobishëm për Kosovën
29/03/2026 - 22:12

Nezir Kraku, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar për skandalin e Shkëlzen Gashit me ekspozitën tashmë të tërhequr nga kryeqyteti. Ekspozita përmbante pasaktësi të pabesueshme të të dhënave,...

Më shumëDetails

Shembja e dheut, Rama kërkon hetim të brendshëm për rastin dhe pezullimin e inspektorëve të përfshirë

Shembja e dheut, Rama kërkon hetim të brendshëm për rastin dhe pezullimin e inspektorëve të përfshirë
29/03/2026 - 21:48

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se bashkë me ekipet e komunës dhe Policinë e Kryeqytetit po monitorojnë nga afër rrëshqitjen e dheut në rrugën...

Më shumëDetails

Qeveria mblidhet nesër: Në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
29/03/2026 - 21:27

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të shtatë më 30 mars, e hënë në orën 09:00, ku në rend dite janë një sërë vendimesh. Në...

Më shumëDetails

Mehaj mesazh nga Norvegjia: Ka njerëz që flasin shumë, kur u jepet një detyrë humbin krejt – kam pasur të tillë edhe në pozita të larta

Mehaj mesazh nga Norvegjia: Ka njerëz që flasin shumë, kur u jepet një detyrë humbin krejt – kam pasur të tillë edhe në pozita të larta
29/03/2026 - 21:07

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar nga Norvegjia se do të mbetet në shërbim të trojeve shqiptare, duke theksuar se suksesi vjen nga disiplina, sistemet dhe puna,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji

    Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Adesa”, kompleksi banesor unik që po e transformon Mitrovicën

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Sulm në një lokal në veri të Mitrovicës – e mitura mbyllet në tualet dhe shtyhet nga i dyshuari

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dje i fajësoi rëndë familjarët, sot Rron Gjinovci kërkon falje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë