Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar pushtetin për çmimin e lartë të rrymës duke thënë se familjet, shërbimet e prodhuesit paguajnë më shtrenjtë rrymë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Familjet paguajnë rrymë më shtrenjtë, shërbimet në Kosovë paguajnë rrymë më shtrenjtë, sektori prodhues paguan rrymë më shtrenjtë, secili paguan rrymë më shtrenjtë dhe kjo është e vërteta e madhe”, ka deklaruar ai.
Ai ka përmendur faktin se luftëra ka pasur edhe para Ukrainës e para Iranit.
“Përkundër paralajmërimit tuaj për një dimër të madh, nuk dua të shkaktoj asnjë lloj polemike. Luftëra ka pasur edhe para Ukrainës, edhe para Iranit. Ka qenë Siria, Libia, Iraku dhe, përtej kësaj, në kohën tonë ka qenë edhe lufta e Kosovës, kur nuk kemi pasur asgjë dhe kur i kemi humbur të gjitha, por jemi rikthyer dhe kemi filluar ndërtimin e jetës”.














