Është aprovuar ndarja e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024.
Aprovimi u bë nga Qeveria e Kosovës gjatë një mbledhjeje eketronike, raporton Klankosova.tv.
Punëtorët e arsimit të Komunës së Vitisë patën protestuar para Qeverisë së Kosovës në muajin tetor, pasi kjo e fundit nuk ua kishte ekzekutuar pagat e muajit shtator.
Ministria e Financave pati deklaruar se nuk ishin ekzekutuar pagat për programet e arsimit fillor dhe të mesëm, pasi komuna e Vitisë nuk e kishte siguruar buxhetin e nevojshëm.