Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Roboti i veçantë që operon nën ujë

01/11/2024 - 13:26
në Tech
A A
Roboti i veçantë që operon nën ujë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Roboti Honey Badger me katër këmbë nga MAB Robotics është një lloj kloni i Boston Dynamics’ Spot, por është pak më i vogël dhe më i dobët.

Megjithatë, bie në sy me mundësinë e punës nënujore, të cilën askush nuk e ka demonstruar deri më tani.

“Qentë robotikë” u popullarizuan nga Boston Dynamics, që prezantoi robotin e saj të gjithanshëm dhe të avancuar me katër këmbë – Spot, disa vite më parë.

Që atëherë, në treg janë shfaqur disa zgjidhje të ngjashme, më pak të avancuara, më të lira apo të specializuara për qëllime të caktuara, dhe një prej tyre është roboti Honey Badger nga kompania polake MAB Robotics.

Përshkruhet si një robot i gjithanshëm i lëvizshëm për terrene të ashpra, kërkim-shpëtim e kërkime dhe zhvillim.

Ai ndryshon nga Spot në madhësinë e tij – është vetëm 60 centimetra i gjatë dhe rreth 50 centimetra i lartë, dhe me një peshë prej 12 kilogramësh, ka një kapacitet mbajtës prej vetëm 2 kilogramë.

Si i tillë është disi më i shkathët, por ka edhe një karakteristikë që ende nuk e kemi parë te konkurrentët. Gjegjësisht, Honey Badger është i papërshkueshëm nga uji dhe i aftë të ecë dhe të kryejë detyrat e tij në ujë.

Sipas kompanisë, ai mund të zhytet në një thellësi deri në 100 metra, ku mund të lëvizë me një shpejtësi prej rreth 3.6 km/h (metër në sekondë).

Për këto nevoja, versioni bazë i robotit është i pajisur dhe përshtatur posaçërisht për punë nënujore, me të gjitha pjesët lëvizëse dhe të palëvizshme të mbyllura hermetikisht.

Aktualisht është duke u testuar prototipi i fundit dhe pas disa përmirësimeve do të jetë gati për treg. Aplikacionin e tij në terren ai e ka gjetur tashmë në një kompani partnere që merret me kullimin dhe kanalizimet, ku ndihmon në kontrollin e instalimeve si pjesë e testimit.

JU REKOMANDOJMË

A po e humb Bitcoin statusin e “arit digjital” – shitjet masive vazhdojnë, mbizotëron pesimizmi

A po e humb Bitcoin statusin e “arit digjital” – shitjet masive vazhdojnë, mbizotëron pesimizmi
31/01/2026 - 09:51

Bitcoin ka rënë në nivelin më të ulët të dy muajve të fundit, duke reflektuar një përkeqësim të ndjeshëm të sentimentit të investitorëve dhe një valë të re...

Më shumëDetails

WhatsApp-i nën mbikëqyrje të rreptë nga BE-ja

WhatsApp-i nën mbikëqyrje të rreptë nga BE-ja
29/01/2026 - 12:19

WhatsApp i Metës do të përballet me mbikëqyrje më të rreptë nga Brukseli, pasi Bashkimi Evropian ka vendosur ta klasifikojë shërbimin si një platformë të madhe online. Ky...

Më shumëDetails

“Skifteri i ri” i Kosovës: MIGA VTOL me 500 km rreze veprimi dhe 6 orë fluturim

“Skifteri i ri” i Kosovës: MIGA VTOL me 500 km rreze veprimi dhe 6 orë fluturim
25/01/2026 - 18:45

Inovacioni i epikës së Future Minds Academy, pas testimit të dronit “Skifteri K1”, po vazhdon të zhvillohet me ritme të shpejta. Sipas drejtorit të kësaj akademie, Ridvan Aliu...

Më shumëDetails

Cilat vende po e përdorin inteligjencën artificiale më shumë?

Cilat vende po e përdorin inteligjencën artificiale më shumë?
21/01/2026 - 10:56

Përvetësimi i inteligjencës artificiale ka qenë në rritje në nivel global, por të dhënat e reja tregojnë se disa vende e tejkalojnë ndjeshëm të tjerat, ndërsa hendeku midis...

Më shumëDetails

Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha

Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha
17/01/2026 - 14:14

OpenAI ka njoftuar se së shpejti do të fillojë shfaqjen e reklamave për përdoruesit e ChatGPT që nuk paguajnë për versionin premium të këtij chatbot-i. Kompania e inteligjencës...

Më shumëDetails

Malajzia dhe Indonezia, vendet e para që bllokojnë chatbot-in “Grok”

Malajzia dhe Indonezia, vendet e para që bllokojnë chatbot-in “Grok”
15/01/2026 - 10:58

Malajzia dhe Indonezia janë bërë vendet e para që bllokojnë “Grok”-un, chatbot-in e inteligjencës artificiale të zhvilluar nga xAI i Elon Musk-ut, duke përmendur keqpërdorimin e tij për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari

    Haxhiu me kritika të ashpra për fjalimet e Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut në seancën konstituive, ja çka thotë?

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kurti e “përzë” nga qeveria “gjeniun” që nuk e zinte gjumi nga rritja e frikshme e VV-së

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vjen lajmi që po e presin të gjithë: Kurti tregon se kur ekzekutohet paga e 13-të

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • E FUNDIT: Specialaja merr këtë vendim për Hashim Thaçin

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë