Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se është lënduar nga shpërthimi i municionit brenda armës, në Babaj të Bokës.
Sipas raportimit të Klan Kosovës, ushtari fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në QKUK.
Ky televizion ka publikuar pamje të një automjeti të FSK-së, të shoqëruar nga një autoambulancë, gjatë transportimit të ushtarit.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.












