Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti flet për bashkëpunimin me Trump: Me të, do të trasohet më shpejt rruga e Kosovës drejt integrimit euroatlantik

08/11/2024 - 21:44
në Kryesore, Lajme
A A
Hoti thotë se Kurti po tenton “t’iu hedhë hi syve” qytetarëve:  Marrëveshja juaj përmban autonomi për serbët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish kryeministri i Kosovës, tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, ka folur pas zgjedhjes së Donald Trump president të SHBA-ve, pritjet nga ai në raport me Kosovën, përvojën e tij të bashkëpunimit kur ai ishte herën e parë president dhe ruajtjen e kontakteve me të.

Sipas Hotit, zgjedhja e Trump nuk është lajm i keq për Kosovën, teksa thekson se gjatë përvojës së tij të shkurtër që ka pasur bashkëpunim me të, ka treguar se qasja e SHBA-ve ka qenë e pandryshueshme ndaj Kosovës.

Ai shpreson që me Trumpin president do të trasohet më shpejt rruga e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

“Unë mendoj se absolutisht jo, nuk ka si të jetë lajm i keq, përvojën e shkurtër që e kam pasur në bashkëpunim me të, por nëse e merr komplet administratën amerikane në periudha më të gjata kohore, ka ndodhur që me një administratë angazhimi karshi Ballkanit Perëndimor, karshi Kosovës, ka qenë pak më i ulët se sa në administratën tjetër por interesat strategjike dhe vëmendja e SHBA-ve karshi shqiptarëve, Kosovës, ka qenë e pandryshueshme. Edhe përvoja ime e shkurtër me presidenti Trump e ka treguar këtë gjë, ka treguar vëmendjen e tij, të ekipit të tij normalisht sepse ai ka plot probleme gjithkund nëpër botë, por të ekipit të tij, që të adresohet një çështje e hapur mes dy vendeve që nuk e njohin njëra-tjetrën, pamundëson një zhvillim më të hovshëm, normalizim të marrëdhënieve dhe pamundëson dhe pengon anëtarësimin euroatlantik të Kosovës dhe fokusi i tyre atëherë i asaj administrate Trump, e besoj edhe i kësaj të resë tani, krejt vendet e Ballkanit Perëndimor të orientohen kah orientimi euroatlantik. Janë disa vende në Ballkanin Perëndimor që nuk kanë aq gatishmëri të madhe siç ka Kosova për integrim euroatlantik, fokusi i asaj administrate ka qenë që të përgatiten krejt këto vende, për t’i orientuar më afër familjes së madhe euroatlantike. Ne shpresojmë që duke pasur përvojën e tij katërvjeçare në qeverisjen më herët dhe përvojën e tij prej biznesmeni që i bën njerëzit jo shumë burokratë, më pragmatik në gjetjen e zgjidhjeve. Unë kam shpresa se shumë çështje do të drejtohen shumë më qartë dhe më shpejt për të trasuar rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik”, thotë ai.

Duke folur për përvojën e tij me Trump, Hoti thotë se më të mund të komunikosh lehtë.

“Përvoja ime e shkurtër me të ka qenë jashtëzakonisht e mirë, një personi me të cilin mund të komunikosh lehtë, drejtpërdrejt për çështje konkrete, dukej se në atë kohë ai ishte bukur mirë i informuar nga ekipi i tij për gjendjen këtu dhe për nevojën për një marrëveshje për normalizim ekonomik atëherë mes dy vendeve, për t’i hapur rrugë marrëveshjes përfundimtare”, shprehet deputeti për Blic Interview.

Ai ka folur dhe për marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, për çka ka kritika ndaj VV-së.

“Në të kaluarën gjithmonë në Kosovë i kemi pasur rivalitetet e brendshme politike, mes partive politike, prej të 90-ave e këndej, që është normale në një vend demokratik. Pavarësisht këtyre rivaliteteve, kur ishte fjala për marrëveshje ndërkombëtare, miqësitë e shtetit me Amerikën, interesa nacionale të Kosovës, për orientimin euroatlantik të vendit, kurrë nuk kemi pasur dallime mes partive politike. Për fatin e keq, mazhoranca që tash është në qeveri e ka bastarduar nivelin e diskursit publik edhe karshi këtyre çështjeve. Në këtë kontekst është trajtuar edhe marrëveshja e Uashingtonit, e 4 shtatorit 2020, duke ndërtuar me qëllim në mënyrë të organizuar si pjesë e propagandës politike për konsum të brendshëm politik, duke demolizuar atë marrëveshje”, thekson Hoti.

Po ashtu, lidhur me takimin me Trump dhe marrëveshjen e arritur atëherë, ish kryeministri thotë se qëllimi i asaj marrëveshje ka qenë ekonomik, që të arrihet marrëveshje ekonomike mes dy vendeve, për të krijuar platformën e nevojshme për të përfunduar me sukses procesin e dialogut që zhvillohej në Bruksel.

“Dialogu me Serbinë ishte i bllokuar, kur unë e kam marrë detyrën, në Qeverinë Haradinaj dhe më pas në Qeverinë Kurti 1. Kur unë kam marrë detyrën e kryeministrit, unë kam punuar ngushtë, normalisht ka pasur kërkesë të menjëhershme për të filluar procesin e dialogut, kam punuar ngushtë me aleatët tanë, edhe me partnerët vendorë, jo vetëm të koalicionit, por kam dërguar sinjale e informata edhe te opozita e atëhershme, edhe te pjesa akademike, e shoqërisë civile, të gjitha grupet e shoqërisë, për të ndërtuar konsensusin e nevojshëm për marrëveshjen finale për njohje reciproke dhe ja është pranuar ky orientim i yni për të hyrë në marrëveshje finale për njohje reciproke dhe mbi bazën e kësaj ne kemi filluar procesin e njohjes së dy vendeve për t’i hapur rrugë marrëveshjes përfundimtare të dialogut në Bruksel, për marrëveshje finale për njohje reciproke, po e riktheksoj me qëllim këtë. Pra dialogu për njohje ka qenë duke u zhvilluar në Bruksel, qëllimi i Uashingtonit ka qenë që t’i jepet një mbështetje këtij dialogu, duke i shtyrë të vendet në një bashkëpunim më të afërt ekonomik, pra duke i fut në një marrëveshje për normalizim ekonomik, duke i bërë vende të bashkëpunojnë ngushtë në projekte të mëdha infrastrukturore, para së gjithash, me disa elemente politike që u futën aty. Pra, qëllimi i atij takimi dhe i asaj marrëveshje ka qenë ekonomik, që të arrihet marrëveshje ekonomike mes dy vendeve, për të krijuar platformën e nevojshme për të përfunduar me sukses procesin e dialogut që zhvillohej në Bruksel. Mandej po bëjnë propagandë këta që janë tash në qeveri, të cilët po i bartin tash pasojat”, deklaron Avdullah Hoti./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Rreth 60 të lënduar nga protesta në Tiranë, prej policë, protestues dhe kalimtarë

Rreth 60 të lënduar nga protesta në Tiranë, prej policë, protestues dhe kalimtarë
18/10/2026 - 08:13

59 persona janë paraqitur në spital pas lëndimeve të marra gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Sipas raportimeve, nga të lënduarit, 34 janë efektivë policie, 21 janë protestues...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për sot

Moti me diell, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
18/10/2026 - 07:59

Të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell në orët e mëngjesit, ku vranësirat më të shtuara pritet të jenë në Rrafshin...

Më shumëDetails

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë
17/10/2026 - 23:00

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një videoje, është deklaruar lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri. Fevizu, në videon e të cilit shihet gjendja...

Më shumëDetails

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë
17/10/2026 - 22:46

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u...

Më shumëDetails

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë
17/10/2026 - 22:30

Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi. Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë...

Më shumëDetails

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
17/10/2026 - 22:22

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Prishtina ia legalizoi objektin pa leje djalit të “Burim Agrollapit”, ndërtesa përmendet në bisedat e publikuara nga Snapchat

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë