Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vazhdon përçarja e LDK-së në Podujevë/Abdixhiku flet për përbashkim të madh në Llap, por aty nuk ishte Agim Veliu

16/11/2024 - 14:23
në Kryesore, Lajme
A A
Vazhdon përçarja e LDK-së në Podujevë/Abdixhiku flet për përbashkim të madh në Llap, por aty nuk ishte Agim Veliu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të turneut nëpër Kosovë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur dje tubim në Podujevë, qytet ky që ishte bastion i LDK-së prej pas luftës e deri në vitin 2020, kur zgjedhjet për kryetar komune i kishte fituar VV-ja.

Në një fjalim të mbajtur para të pranishmëve, kryetari Abdixhiku tha: “Ky shpërthim i madh nacional nis këtu mu në Llapin e Republikës së Kosovës dhe LDK-së! Nis aty ku e kemi lënë në gjysmë rrugëtimin historik për bërjen e Kosovës siç e kemi ëndërruar gjithnjë! Nis aty ku ndarja jonë, në Llap, dha dridhje nacionale dhe rinis pikërisht këtu në Llap, ku përbashkimi ynë i madh si ky sonte do të jetë dridhje gjithë-kombëtare”.

EKSKLUZIVE: Lumir Abdixhiku pritet të lë jashtë listës për deputetë Agim Veliun

Duke folur për ‘ndarjen në Llap’, Abdixhiku indirekt i është referuar humbjes së vitit 2020 në zgjedhje lokale, ku fitorja e VV-së aty krijoj frymë për partinë Albin Kurtit që të arrij fitore në nivel të Kosovës disa muaj më pas.

Por kryetari i LDK-së tha edhe se ‘përbashkimi ynë i madh si ky sonte do të jetë dridhje gjithë-kombëtare’, duke lënë të kuptohet se LDK-ja aty është bashkuar dhe do të prodhoj rezultat pozitiv në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke ‘harruar’ se pikërisht tubimi i djeshëm ka pasqyruar njërën prej ndarjeve më të mëdha në Llap që prej themelimit të kësaj partie.

Kjo pasi që aty nuk ishte prezent ish kryetari i degës dhe komunës, deputeti i tanishëm Agim Veliu, ku LDK-ja në Podujevë për 20 vite të fitoreve identifikohej me të, por që pas humbjes së parë në zgjedhjet lokale të vitit 2020, qendra e LDK-së nisi t’ia kthej shpinën Agim Veliut.

Më pas në vitin 2023 kryetar i degës së LDK-së në Podujevë ishte zgjedhur Ekrem Hyseni, proces të cilin e kishte konstestuar Agim Veliu, duke e quajtur të manipuluar.

Prej asaj kohe Agim Veliu është margjinalizuar komplet nga dega e LDK-së në Podujevë dhe nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Veriu.info muajin e kaluar kishte raportuar ekskluzivisht se Lumir Abdixhiku po planifikon që Agim Veliun të lë jashtë listës së kandidatëve të LDK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Në një garë të ashpër zgjedhore përball Albin Kurtit të VV-së dhe Bedri Hamzës së PDK-së, nuk dihet se si do të reflektoj në terren margjinalizimi i figurave që historikisht e kanë bartur barrën e LDK-së në organizime, si: Agim Veliu, Isa Mustafa, Fatmir Sejdiu, etj./Veriu.info

EKSKLUZIVE: Lumir Abdixhiku pritet të lë jashtë listës për deputetë Agim Veliun

JU REKOMANDOJMË

“Në shtëpinë me dy zot shtëpie s’ka bereqet, pse mos të propozohet Osmani për presidente” – asamblisti i Guxo-s me kritika të forta ndaj Pecit e Gërvallës

“Në shtëpinë me dy zot shtëpie s’ka bereqet, pse mos të propozohet Osmani për presidente” – asamblisti i Guxo-s me kritika të forta ndaj Pecit e Gërvallës
07/05/2026 - 17:12

Asamblisti nga radhët e “Guxo” në Prizren, Petrit Hoxhaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit brenda kësaj liste, duke ngritur shqetësime për mungesë të qartësisë në udhëheqjen e...

Më shumëDetails

Rasti i pazakontë, futen telefonat në burgun e Mitrovicës të fshehur në topa

Rasti i pazakontë, futen telefonat në burgun e Mitrovicës të fshehur në topa
07/05/2026 - 17:08

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë ku është bërë përpjekje të futen telefona te të burgosurit, duke i fshehur në topa sportivë....

Më shumëDetails

Rasti i foshnjës në Ferizaj, një person sulmon me shkop kameramanin e Klan Kosovës, AGK kërkon të merren masa

Rasti i foshnjës në Ferizaj, një person sulmon me shkop kameramanin e Klan Kosovës, AGK kërkon të merren masa
07/05/2026 - 16:47

AGK-ja dënon sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës në Ferizaj që shkoi për të raportuar për rastin e foshnjës. Ekipi i televizionit Klan Kosova është sulmuar sot në...

Më shumëDetails

Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës
07/05/2026 - 16:36

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi është arrestuar të mërkurën në një operacion special të Prokurorisë dhe Policisë. Gashi, pronar i një kompanie të specializuar në fushën...

Më shumëDetails

‘‘Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim

‘‘Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim
07/05/2026 - 16:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se diaspora...

Më shumëDetails

Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë arrestuar

Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
07/05/2026 - 16:02

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në operacionin e sotëm të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, janë shoqëruar në objektin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

    PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë