Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Agim Ademi: Rastin e mbrëmshëm në Bukuresht do ta dërgojmë deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

16/11/2024 - 16:12
në Kryesore, Sport
A A
Agim Ademi: Rastin e mbrëmshëm në Bukuresht do ta dërgojmë deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

Players scuffle during the UEFA Nations League soccer match between Romania and Kosovo at the National Arena stadium in Bucharest, Romania, Saturday, Nov. 16, 2024. (AP Photo/Alexandru Dobre)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka paralajmëruar se çështjen e mbrëmshme të ndodhur në Bukuresht, ku kombëtarja e Kosovës lëshoi fushën pas “thirrjeve raciste” dhe “anti-Kosovë” nga shikuesit, do ta dërgojë deri në KAS.

Ademi, përmes një postimi në Instagram, tha se vendimi për të braktisur ndeshjen nuk ishte i lehtë, “por ishte i drejtë”.

“Falënderojmë të gjitha institucionet dhe opinionin publik për përkrahjen e tyre të drejtë dhe të vendosur. Ne sigurojmë se nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi konform rregulloreve për rastet e tilla politike dhe qëllimkëqija që nuk kanë vend në sport deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë”, deklaroi kreu i FFK-së.

Ai tha se bazuar në ato që ndodhën në stadiumin e njëjtë, “National Arena” një vit më parë, “nuk kemi pritur që një gjë e tillë të na përsëritet sërish në Rumani”.

Kreu i FFK-së tha se pavarësisht çfarë epilogu ligjor do të ketë kjo ndeshje, “duhet theksuar se ne kemi qenë të lënduar emocionalisht (e sidomos lojtarët) nga provokimet dhe nënçmimi i vazhdueshëm që tifozët rumunë bënë në kor”.

“Kulmi u arrit me incidentin e iniciuar nga disa futbollistë kundërshtarë, çka krijoi një ndjenjë të qartë sulmi, jo vetëm ndaj skuadrës sonë, por ndaj shtetit dhe kombit tonë. Në ato momente të vështira, lojtarët tanë reaguan me dinjitet, dhe ne si Federatë qëndruam krah tyre për të mbrojtur emocionet dhe dinjitetin e tyre dhe të shtetit tonë”, u shpreh Ademi.

Ai tha se vendimi për të lëshuar fushën “ishte një akt i domosdoshëm për të ruajtur integritetin e Kosovës dhe për të mbështetur çdo përpjekje për një sport të pastër dhe të drejtë, ashtu siç janë edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s”.

“Futbolli duhet të jetë simbol i fair-play-it dhe bashkimit, veçanërisht në ndeshjet e kalibrit të tillë. Vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi”, potencoi kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

JU REKOMANDOJMË

“Në shtëpinë me dy zot shtëpie s’ka bereqet, pse mos të propozohet Osmani për presidente” – asamblisti i Guxo-s me kritika të forta ndaj Pecit e Gërvallës

“Në shtëpinë me dy zot shtëpie s’ka bereqet, pse mos të propozohet Osmani për presidente” – asamblisti i Guxo-s me kritika të forta ndaj Pecit e Gërvallës
07/05/2026 - 17:12

Asamblisti nga radhët e “Guxo” në Prizren, Petrit Hoxhaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit brenda kësaj liste, duke ngritur shqetësime për mungesë të qartësisë në udhëheqjen e...

Më shumëDetails

Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë arrestuar

Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
07/05/2026 - 16:02

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në operacionin e sotëm të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, janë shoqëruar në objektin...

Më shumëDetails

Dy yjet e Real Madridit eskalojnë sërish në përleshje fizike, njëri prej tyre përfundon në spital

Dy yjet e Real Madridit eskalojnë sërish në përleshje fizike, njëri prej tyre përfundon në spital
07/05/2026 - 15:35

Tensionet në dhomën e zhveshjes së Real Madridit jo vetëm që nuk janë qetësuar pas grindjes së djeshme midis Valverdes dhe Tchouamenit , por atmosfera është përkeqësuar në...

Më shumëDetails

Zyrtare: Ndeshja Trepça – Vushtrria zhvillohet në “Riza Lushta”

Zyrtare: Ndeshja Trepça – Vushtrria zhvillohet në “Riza Lushta”
07/05/2026 - 14:32

Derbi i javës në Ligën e Parë në futboll luhet në Mitrovicë mes Trepçës e Vushtrrisë. Trepça dhe Vushtrria luajnë në “Riza Lushta”, me fillim nga ora 16:00....

Më shumëDetails

Palatova – Kurtit: Brukseli nuk mund thjesht t’ua japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet

Palatova – Kurtit: Brukseli nuk mund thjesht t’ua japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet
07/05/2026 - 14:30

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka deklaruar se Kosova nuk mund ta marrë automatikisht statusin e kandidatit për anëtarësim në...

Më shumëDetails

Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike, raportohet se katër prej tyre janë policë

Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike, raportohet se katër prej tyre janë policë
07/05/2026 - 13:13

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, kanë zhvilluar sot aksione në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

    PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë