Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elezi: Për 3 vjet, rreth 40 mijë emra të personave të vde*kur u larguan nga Lista Votuese

17/11/2024 - 09:08
në Kryesore, Lajme
A A
Elezi: Për 3 vjet, rreth 40 mijë emra të personave të vde*kur u larguan nga Lista Votuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të vdekur janë larguar nga Lista Votuese. Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai shpjegoi se sipas ligjit, KQZ-ja mban Listën e votuesve dhe siguron që e njëjta bazohet në të dhënat e sakta, të përditësuara dhe më të fundit të Regjistrit Qendror Civil dhe e cila në mënyrë sistematike largon personat e vdekur dhe personat që kanë hequr dorë nga shtetësia.

“Nëse flasim vetëm për numrin e personave të vdekur që janë larguar nga Lista Votuese pas Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021, atëherë ky numër është: 39 mijë e 665 votues. Këtë të dhëna janë pjesë e raportit të Listës Preliminare të Votuesve i prezantuar në KQZ. Certifikimi i Listës së Votuesve është planifikuar të bëhet në fillim të vitit 2025 dhe atëherë do të kemi të saktë numrin e votuesve të larguar si të vdekur nga lista votuese që pas Zgjedhjeve Lokale 2021. Gjithashtu, me certifikimin e listës së votuesve do të kemi edhe numrin e saktë të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Elezi, për Ekonomia Online.

Sipas Elezit, me qëllim edhe të pastrimit të listës votuese është duke u zhvilluar periudha për kundërshtimin e Listës Preliminare të Votuesve.

“Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës të datës 9 shkurt 2025, është duke vazhduar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve. Kjo periudhë ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 28 dhjetor 2024. Pra, deri në këtë kohë, votuesi mund të kundërshtojnë Listën Preliminare të Votuesve edhe për ndonjë emër të ndonjë votuesi për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur”, u shpreh Elezi.
Elezi njofton se kjo periudhë shërben për të përmirësuar Listën Votuese edhe në aspekte të tjera.

“Gjithashtu, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj përmes sistemit elektronik apo duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse”, njoftoi ai.

Sipas KQZ-së, çdo votues mund të kontrollojë të dhënat e tij, përfshirë edhe qendrën e tij të votimit, në platformën elektronike: http://qv.kqz-ks.org, ndërkaq për të kundërshtuar pasaktësitë në Listën Preliminare të Votuesve, votuesi duhet të identifikohet me njërin nga tri dokumentet: Letërnjoftim i vlefshëm; pasaportë e vlefshme dhe leje e vozitjes e vlefshme.

JU REKOMANDOJMË

Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë arrestuar

Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
07/05/2026 - 16:02

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në operacionin e sotëm të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, janë shoqëruar në objektin...

Më shumëDetails

Shqetësimet për reduktim të trupave amerikane në Kosovë, Hodges: Çdo zvogëlim i pranisë në Evropë në këtë kohë është gabim

Shqetësimet për reduktim të trupave amerikane në Kosovë, Hodges: Çdo zvogëlim i pranisë në Evropë në këtë kohë është gabim
07/05/2026 - 15:56

Ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane për Evropën, Ben Hodges, ka folur në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express lidhur me lëvizjet e fundit të trupave amerikane nëpër...

Më shumëDetails

Shpallen datat e provimit të jurisprudencës pak ditë pasi VV ia miratoi komisionin e ri Kurtit

Shpallen datat e provimit të jurisprudencës pak ditë pasi VV ia miratoi komisionin e ri Kurtit
07/05/2026 - 15:50

Ministria e Drejtësisë, ka njoftuar se është hapur afati për aplikim për dhënien e Provimit të Jurisprudencës. MD bën të ditur se afati është nga dita e sotme...

Më shumëDetails

Muharremi: BE-ja i tha kryeministrit në detyrë se pa stabilitet institucional dhe kompromis politik nuk ka status kandidati

Jeta në Politikë për Një Javë Ditë: Çfarë Mësova?
07/05/2026 - 15:26

Analisti, Shenoll Muharremi ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian lidhur me perspektivën evropiane të Kosovës, duke theksuar se vendi nuk mund të avancojë drejt statusit...

Më shumëDetails

Ministria e Mbrojtjes pas lajmeve në mediat turke për kontratë 50 milionëshe: S’ka marrëveshje për blerje, dokumenti është konfidencial

Ministria e Mbrojtjes pas lajmeve në mediat turke për kontratë 50 milionëshe: S’ka marrëveshje për blerje, dokumenti është konfidencial
07/05/2026 - 15:23

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka mohuar raportimet e mediave turke për një marrëveshje prej mbi 50 milionë dollarësh me kompaninë turke SYS për furnizim me armatim dhe...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu dekoron akademikun Rexhep Qosja me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”

Albulena Haxhiu dekoron akademikun Rexhep Qosja me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”
07/05/2026 - 15:06

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar pas vdekjes akademikun Rexhep Qosja me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”, duke e vlerësuar si një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

    “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë