Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elezi: Për 3 vjet, rreth 40 mijë emra të personave të vde*kur u larguan nga Lista Votuese

17/11/2024 - 09:08
në Kryesore, Lajme
A A
Elezi: Për 3 vjet, rreth 40 mijë emra të personave të vde*kur u larguan nga Lista Votuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të vdekur janë larguar nga Lista Votuese. Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai shpjegoi se sipas ligjit, KQZ-ja mban Listën e votuesve dhe siguron që e njëjta bazohet në të dhënat e sakta, të përditësuara dhe më të fundit të Regjistrit Qendror Civil dhe e cila në mënyrë sistematike largon personat e vdekur dhe personat që kanë hequr dorë nga shtetësia.

“Nëse flasim vetëm për numrin e personave të vdekur që janë larguar nga Lista Votuese pas Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021, atëherë ky numër është: 39 mijë e 665 votues. Këtë të dhëna janë pjesë e raportit të Listës Preliminare të Votuesve i prezantuar në KQZ. Certifikimi i Listës së Votuesve është planifikuar të bëhet në fillim të vitit 2025 dhe atëherë do të kemi të saktë numrin e votuesve të larguar si të vdekur nga lista votuese që pas Zgjedhjeve Lokale 2021. Gjithashtu, me certifikimin e listës së votuesve do të kemi edhe numrin e saktë të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Elezi, për Ekonomia Online.

Sipas Elezit, me qëllim edhe të pastrimit të listës votuese është duke u zhvilluar periudha për kundërshtimin e Listës Preliminare të Votuesve.

“Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës të datës 9 shkurt 2025, është duke vazhduar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve. Kjo periudhë ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 28 dhjetor 2024. Pra, deri në këtë kohë, votuesi mund të kundërshtojnë Listën Preliminare të Votuesve edhe për ndonjë emër të ndonjë votuesi për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur”, u shpreh Elezi.
Elezi njofton se kjo periudhë shërben për të përmirësuar Listën Votuese edhe në aspekte të tjera.

“Gjithashtu, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj përmes sistemit elektronik apo duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse”, njoftoi ai.

Sipas KQZ-së, çdo votues mund të kontrollojë të dhënat e tij, përfshirë edhe qendrën e tij të votimit, në platformën elektronike: http://qv.kqz-ks.org, ndërkaq për të kundërshtuar pasaktësitë në Listën Preliminare të Votuesve, votuesi duhet të identifikohet me njërin nga tri dokumentet: Letërnjoftim i vlefshëm; pasaportë e vlefshme dhe leje e vozitjes e vlefshme.

JU REKOMANDOJMË

Tension dhe përplasje në ditën e pestë të protestës para Ministrisë së Arsimit

Tension dhe përplasje në ditën e pestë të protestës para Ministrisë së Arsimit
17/10/2026 - 15:47

Protesta e të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon për të pestën ditë radhazi, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.Gjatë...

Më shumëDetails

Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj

Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj
17/10/2026 - 15:23

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë të partisë, ka bërë homazhe në Skenderaj në nderim të heroit Idriz Rrecaj.Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, e...

Më shumëDetails

Kolona në Morinë, automjetet që po hyjnë nga Kosova në Shqipëri po kontrollohen

Kolona në Morinë, automjetet që po hyjnë nga Kosova në Shqipëri po kontrollohen
17/10/2026 - 15:16

Kolona të gjata automjetesh janë krijuar të shtunën në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Të gjitha automjetet po i nënshtrohen kontrollit nga zyrtarët, por kësaj radhe raportohet...

Më shumëDetails

Studenti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Studenti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin
17/10/2026 - 14:56

Një prej studentëve që merr pjesë në protestat në Tiranë ka pranuar se mban kontakte të vazhdueshme me studentë në Serbi dhe se me ta diskutohen mënyrat e...

Më shumëDetails

Tri shtete evropiane urojnë Presidenten Shiroka Pula, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Tri shtete evropiane urojnë Presidenten Shiroka Pula, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
17/10/2026 - 14:44

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës...

Më shumëDetails

“Për faqe të zezë”, Universiteti i Prishtinës renditet gati i fundit nga Times Higher Education

“Për faqe të zezë”, Universiteti i Prishtinës renditet gati i fundit nga Times Higher Education
17/10/2026 - 14:29

Universiteti i Prishtinës është renditur në grupin e fundit të rangimit botëror të universiteteve, sipas Times Higher Education. Në rangimin botëror të universiteteve për vitin 2027, i cili...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

    Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspektorati gjobit kompaninë “RIGA PHARM” për mashtrim me çmime në Prishtinë dhe Podujevë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë