Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“KB Krusha” reagon pasi iu refuzua granti nga Ministria e Faton Pecit: Shqetësuese dhe zhgënjyese

17/11/2024 - 14:43
në Kryesore, Lajme
A A
“KB Krusha” reagon pasi iu refuzua granti nga Ministria e Faton Pecit: Shqetësuese dhe zhgënjyese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka reaguar pasi iu refuzua aplikimi për grant bujqësor nga Agjencioni për Zhvillim të Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë, duke e quajtur “shqetësuese dhe zhgënjyese” vendim e Faton Pecit, situatë kjo e cila zgjoi indinjatë të publikut pasi iu miratua 100 mijë euro grant për vëllaun e Fitore Pacollit, deputetes së Vetëvendosjes, i cili s’kishte të regjistruar fermë as në ARBK, por e regjistroi vetëm pasi përfitoi granit.

KB Krusha njoftoi përmes një shkrimi në Facebook krejt shkallët e refuzimit nga Ministria e Bujqësisë, duke shtuar edhe se nuk kanë përfituar ndihmë nga ministria që nga viti 2015.

Postimi i plotë:

Reagim në lidhje me refuzimin e aplikimit për grante nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë

Kooperativa Bujqësore “Krusha” shpreh shqetësimin dhe zhgënjimin e saj lidhur me vendimin e fundit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), e cila refuzoi aplikimin tonë për grante me arsyetimin se mungonin dokumentet plotësuese lidhur me trajtimin e ujërave dhe përshkrimin teknologjik të procesit të prodhimit.

Dëshirojmë të theksojmë se thirrja për aplikim ishte e hapur gjatë vitit 2023, ndërsa vendimi për refuzimin e aplikimit tonë është kthyer në vitin 2024. Ky vonim në shqyrtim dhe dhënie të përgjigjes ndikon negativisht në planet dhe operacionet tona, duke dëmtuar mundësitë për zhvillim dhe investim.

Për më tepër, dëshirojmë të sqarojmë se KB “Krusha” nuk ka përfituar asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) që nga viti 2015. Në atë kohë, edhe pse u shpallëm përfitues, procesi u shoqërua me vështirësi dhe pagesa e grantit nuk u realizua plotësisht për shkak të problematikave procedurale nga ana e institucioneve. Që nga ai vit, nuk kemi marrë asnjë mbështetje nga MBPZHR, pavarësisht rolit tonë të rëndësishëm në sektorin e bujqësisë dhe eksportit.

Pas vendimit të refuzimit, ne paraqitëm ankesë në përputhje me procedurat ligjore dhe shpresuam në një rishikim të drejtë dhe të paanshëm. Megjithatë, vendimi u kthye përsëri si refuzim, këtë herë duke u bazuar vetëm në një pikë të vetme, duke krijuar përshtypjen e një trajtimi të padrejtë. Agjencia sugjeroi që të ndjekim rrugën gjyqësore për ta sfiduar këtë vendim, por një procedurë e tillë paraqet sfida të mëdha për një organizatë si e jona.

Dëshirojmë të falënderojmë Komisionin Evropian, GIZ-in gjerman, USAID-in, SwissContact donatorët vendor dhe ndërkombëtar, bizneset dhe fermerët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, e cila ka qenë thelbësore për funksionimin tonë. Falë tyre, KB “Krusha” ka arritur të eksportojë produkte bujqësore në tregjet e Evropës dhe SHBA-së, duke promovuar bujqësinë kosovare në nivel ndërkombëtar.
Me gjithë këtë kontribut dhe përkushtim, që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë mbështetje nga MBPZHR. U bëjmë thirrje institucioneve të shqyrtojnë me kujdes politikat e tyre për të siguruar që organizatat si KB “Krusha”, që japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, të trajtohen me drejtësi dhe të marrin mbështetjen e merituar.

JU REKOMANDOJMË

Studenti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Studenti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin
17/10/2026 - 14:56

Një prej studentëve që merr pjesë në protestat në Tiranë ka pranuar se mban kontakte të vazhdueshme me studentë në Serbi dhe se me ta diskutohen mënyrat e...

Më shumëDetails

Tri shtete evropiane urojnë Presidenten Shiroka Pula, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Tri shtete evropiane urojnë Presidenten Shiroka Pula, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
17/10/2026 - 14:44

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës...

Më shumëDetails

“Për faqe të zezë”, Universiteti i Prishtinës renditet gati i fundit nga Times Higher Education

“Për faqe të zezë”, Universiteti i Prishtinës renditet gati i fundit nga Times Higher Education
17/10/2026 - 14:29

Universiteti i Prishtinës është renditur në grupin e fundit të rangimit botëror të universiteteve, sipas Times Higher Education. Në rangimin botëror të universiteteve për vitin 2027, i cili...

Më shumëDetails

Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
17/10/2026 - 14:26

Teksa vijon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit ka nisur të qëllojë me plumba gome në drejtim të tyre. Nuk dihet ende nëse shënjestrohen...

Më shumëDetails

Protestat në Tiranë, Stresi i bën thirrje publike Edi Ramës

Protestat në Tiranë, Stresi i bën thirrje publike Edi Ramës
17/10/2026 - 13:36

Reperi i njohur shqiptar, Stresi (Arkimed Lushaj), ka reaguar publikisht ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke i bërë thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama që të japë...

Më shumëDetails

Tensionohet situata në Durrës, protestuesit thyejnë xhamat e postës shqiptare

Tensionohet situata në Durrës, protestuesit thyejnë xhamat e postës shqiptare
17/10/2026 - 13:17

Protesta e zhvilluar në Durrës është shoqëruar me tensione dhe bllokim rrugësh.Protestuesit kanë thyer xhamin e fasadës së Postës Shqiptare, e më pas ka ndërhyrë policia. Grumbullimet nisën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

    Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspektorati gjobit kompaninë “RIGA PHARM” për mashtrim me çmime në Prishtinë dhe Podujevë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë