Protesta e zhvilluar në Durrës është shoqëruar me tensione dhe bllokim rrugësh.Protestuesit kanë thyer xhamin e fasadës së Postës Shqiptare, e më pas ka ndërhyrë policia.
Grumbullimet nisën para Bashkisë së Durrësit, ku protestuesit bënë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.“Rama n’burg”, “Berisha n’burg” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, thanë ata gjatë protestës.













