Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ia ka dhënë një këshillë të vlefshme ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, mbi reagimin me nervozizëm ndaj lajmit për dhënien e grantit prej 100 mijë eurove vëllait të deputetes Fitore Pacolli.
Pacolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka këshiluar ministrin Peci që të mos reagojë emocionalisht, nëse akuzat s’janë të vërteta, shkruan Insajderi.
“Ministër Peci, Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet, ( nese mendon qe nuk janë të vërteta). Reagi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se akuza është e vërtetë”, ka deklaruar ndër të tjera Pacolli.
Ai ka thënë se duhej të vepronte njësoj sikurse Pacolli kur ministri Peci e quante “agjent të Putinit dhe Vuçiqit”.
Për fund, Pacolli ka dhënë edhe një këshillë të vlefshme për Pecin.
“Qetësia dhe përmbajtja janë përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza”, ka deklaruar Pacolli.