Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Rozeta Hajdarit e shpërblen me pozitë të lartë të arres’tuarin për vjedhje të Rezervave Shtetërore

22/11/2024 - 10:41
në Kryesore, Lajme
A A
Ministria e Rozeta Hajdarit e shpërblen me pozitë të lartë të arres’tuarin për vjedhje të Rezervave Shtetërore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfshirja në skandalin e Rezervave Shtetërore dhe një proces hetimor kundër tij, nuk e kanë ndalur Irfan Lipovicën të ngritet në detyrë.

Të enjten, ai është rekomanduar të përzgjidhet në pozitën e drejtorit të një njësie të rëndësishme brenda Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të cilën e udhëheq ministrja Rozeta Hajdari.

Lipovica, i arrestuar në gusht të vitit të kaluar nën dyshimet për dallavere me rezervat e shtetit, është kualifikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Akreditimit në MINT, tregon një dokument i Ministrisë së Tregtisë.

Bazuar në njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të MINT-it, Irfan Lipovica është kualifikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Akreditimit para kandidatit tjetër në listën e ngushtë, Arben Sahiti.

Lipovica është rekomanduar për pozitën e drejtorit me një total prej 89.8 pikësh të arritura në testin me shkrim dhe në intervistë. Kundër-kandidati i tij Arben Sahiti është vlerësuar me 81.4 pikë në total.

Ngritja në detyrë e Lipovicës do të thotë se ai do të udhëheq me drejtorinë përgjegjëse për akreditimin e laboratorëve shtetërorë e privatë.


Irfan Lipovica është njëri nga dy zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë që u arrestuan për keqpërdorime me rezerva shtetërore vitin e kaluar.

Prokuroria Speciale, e cila është duke e hetuar këtë rast, dyshon se Lipovica ka kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe dhënies së ndihmës në kryerjen e veprës penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’.

Dëmi kryesor që i është shkaktuar buxhetit të shtetit është blerja e mallit në një vlerë mbi 5 milionë euro më shtrenjtë sesa vlera e çmimeve të tyre në treg. Kjo është konstatuar nga një ekspertizë e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria pretendon se Ministria kishte pranuar vetëm 9.947.5 tonë grurë, pra 52.5 tonë më pak sesa sasia e kontraktuar. Ndërsa vaji dhe sheqeri dyhsohet se nuk janë sjellë fare. /Paparaci.com

JU REKOMANDOJMË

“Ia ke mbyll lokalin motrës sime” – Kanoset inspektori i ATK-së pas kontrollit në Podujevë

“Ia ke mbyll lokalin motrës sime” – Kanoset inspektori i ATK-së pas kontrollit në Podujevë
03/08/2026 - 12:16

Një inspektim rutinë i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në një lokal në Podujevë dyshohet se u pasua me kërcënime ndaj inspektorit që kreu kontrollin. Sinjali mëson se...

Më shumëDetails

“Bosi i Brunes” dhe “El Chapo shqiptar”, dy të ndaluarit për të shtënat brenda jahtit në Palasë

“Bosi i Brunes” dhe “El Chapo shqiptar”, dy të ndaluarit për të shtënat brenda jahtit në Palasë
03/08/2026 - 12:10

Në jahtin misterioz nga i cili u raportuan të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Palasë, ndodheshin emra të njohur të botës së biznesit në...

Më shumëDetails

Digjet një shtëpi e pabanuar në Zveçan – objekti dyshohet se është në pronësi të një familjeje shqiptare

Digjet një shtëpi e pabanuar në Zveçan – objekti dyshohet se është në pronësi të një familjeje shqiptare
03/08/2026 - 11:35

Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Zveçan, ndërsa Policia ka nisur hetime për veprën penale “Zjarrvënie”. Sinjali mëson se...

Më shumëDetails

Refuzoi alkooltestin dhe sulmoi një polic, arrestohet një person në veri

Sulmohet me thikë një i ri në Parkun e Mitrovicës
03/08/2026 - 11:18

Një person ka përfunduar në pranga në Mitrovicën e Veriut, pasi fillimisht refuzoi t’u bindet urdhrave të policisë, ndërsa më pas dyshohet se sulmoi fizikisht një zyrtar policor...

Më shumëDetails

Çitaku: Kurti në vend që të kontaktonte Zagrebin e Podgoricën, ju tregon mërgimtarëve përralla me gjermanë e rusë

Çitaku Kurtit: Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Grenelli i keq, Lajçak i keq, vetëm ti e ke mirë a po Albin?
03/08/2026 - 11:05

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka reagur përmes një postimi në Facebook rreth pritjeve të gjata të mërgimëtarëve në kufijtë e vendeve përreth. Sipas saj, kryeministri...

Më shumëDetails

Të shtëna me armë në jahtin luksoz, ndalohet Astrit Gjonpalaj i “Globus Travel”

Të shtëna me armë në jahtin luksoz, ndalohet Astrit Gjonpalaj i “Globus Travel”
03/08/2026 - 10:51

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në bordin e një jahti luksoz, në zonën bregdetare të Palasës. Pas sinjalizimit, Policia Kufitare, në bashkëpunim me forcat speciale “Delta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë