Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, presidentja Vjosa Osmani u prit me nderime nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efraín Cepeda
“Gjatë vizitës në Kolumbi, u mirëprita në Senatin e Kolumbisë nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit, Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës-presidenti e kryetarë të Komisioneve”, ka shkruar Osmani.
“Diskutuam për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt”.