Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fazliu: Kryeinspektori ilegal Hekuran Nikçi urdhëroi largimin e fotografisë së babait tim dëshmor dhe fotografisë së Adem Jasharit nga zyra ime

26/11/2024 - 22:42
në Kryesore, Lajme
A A
Fazliu: Kryeinspektori ilegal Hekuran Nikçi urdhëroi largimin e fotografisë së babait tim dëshmor dhe fotografisë së Adem Jasharit nga zyra ime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pezullimi nga puna duket se nuk u mjaftoi, andaj Inspektorati i Punës ka marrë veprime tjera ndaj kryeinspektorit të Punës për Rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu.

Pas pezullimit nga puna, kryeinspektori për rajonin e Mitrovicës Nexhat Fazliu ka reaguar sot përnes një statusi publik ku ka thënë se nga njerëzit e emëruar nga Albin Kurti po iu pengojnë edhe fotografitë e dëshmorëve në zyra, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ai thotë se kryeinspektori ilegal Hekuran Nikçi ka urdhëruar largimin e fotografive të familjarëve të tij dëshmorë, dhe fotografinë e Adem Jasharit.

Fazliu si dëshmi për këtë ka publikuar komunikimin me persona nga inspektorati të cilët e kanë njoftuar për largimin e gjërave personale nga zyra.

Fazliu u pezullua me vendim të kryeinspektorit të Punës Hekuran Nikçi para më shumë se 10 ditësh, pasi inspektori Fazliu kishte bashkëpunuar me Policinë e Kosovës në hetimin e kompanisë së Milan Radojçiq lidhur me sulmin në Banjskë.

Nikçi kishte kërkuar llogari nga Fazliu për dhënien qasje në dokumentacion, deri në finalizim me pezullim nga vendi i punës.

Më poshtë ju sjellim postimin e Inspektorit Fazliu:

Njerëzit e emëruar nga Albin Kurti po ju pengojnë edhe fotografitë e dëshmorëve, duke përfshirë edhe fotografinë e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

I emëruari në mënyrë të kundërligjshme nga Albin Kurti, kryeinspektori ilegal Hekuran Nikçi, urdhëron të largohen nga zyra ime edhe fotografitë e familjes sime dëshmorë, të babait dhe familjarëve të tjerë dëshmorë, si dhe fotografia e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Zot jepna durim, sepse keto janë veshtira të përballohen. Por besoj se shumë shpejt do të reagojë Prokuroria Speciale dhe do t’i largojë nga zyrat e Inspektoratit Qendror të Punës këta antikombëtarë, të cilët i pengojnë edhe fotografitë e dëshmorëve.

Më poshtë në këtë postim mund t’i shihni faktet se si i kanë larguar nga zyra fotografitë e dëshmorëve.

JU REKOMANDOJMË

Ymeri: Interesi i Vetëvendosjes është dobësimi i LDK-së

Ymeri: Qeveria Kurti ka qasje armiqësore ndaj sindikatave, kjo dëmton frymën sindikale
02/08/2026 - 22:36

Analisti Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka në interes dobësimin e vazhdueshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas Ymerit, shumica e votave të Lëvizjes Vetëvendosje...

Më shumëDetails

Dyshimet për varrezë të dytë masive, U.D Presidentja Haxhiu thotë se drejtësia ende nuk është vënë në vend

Haxhiu thotë se Prokuroria duhet ta ftojë Ramush Haradinajn për shkak të deklaratave se Kurti është i lidhur me Serbinë
02/08/2026 - 22:23

U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për një varrezë të dytë masive në Zubin Potok, duke thënë se ky rast është një rikujtim i...

Më shumëDetails

“Nëse vazhdohet kështu nuk ka kuptim që të ekzistojnë” – Kelmendi thotë se nevojiten ndryshime radikale te partitë opozitare

Kelmendi: Nëse Mandiq zgjidhet kryeparlamentar i Malit të Zi, kërcëohet siguria e rajonit
02/08/2026 - 21:48

Autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka kërkuar ndryshime radikale në mënyrën e udhëheqjes së partive të ish-opozitës në Kosovë. I ftuar në emisionin VV Show me Vehbi...

Më shumëDetails

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë
02/08/2026 - 20:54

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj nderimit të njësive ushtarake serbe, duke e cilësuar këtë veprim si një akt që, sipas saj, institucionalizon mohimin...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok

Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok
02/08/2026 - 20:14

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore që po zhvillohen në Zubin Potok është identifikuar një lokacion...

Më shumëDetails

Çitaku: Kurti po u tregon përralla me gjermanë e rusë, mërgimtarët kanë nevojë për shtetin, po presin me orë nëpër kufij

Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive
02/08/2026 - 20:03

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufijtë e vendeve përreth, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestimi i kosovarit në kufi me Hungarinë, çka thotë MPB-ja serbe?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë