Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë

16/10/2026 - 20:04
në Lajme
A A
Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koloneli amerikan Jabari Miller, i cili ka marrë drejtimin e Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it, ka deklaruar se ushtarët amerikanë janë të përgatitur të punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët e NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë.

“Ushtarët tanë janë në formë të mirë fizike, të motivuar, të disiplinuar, të trajnuar dhe të gatshëm të punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë”, ka deklaruar Miller për revistën ushtarake “Stripes”.

Deklarata e tij vjen pas marrjes së komandës së Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it nga ushtarët amerikanë të Regjimentit të Dytë të Kalorësisë dhe njësive mbështetëse të Divizionit të Parë të Këmbësorisë, me seli në Gjermani.

Sipas një njoftimi të Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën, ndërrimi i komandës u bë të hënën, gjatë një ceremonie në kampin Bondsteel, në Kosovë.

Ushtarët amerikanë në detyrë aktive e morën komandën nga Brigada e 53-të e Këmbësorisë e Gardës Kombëtare të Floridës. Kjo shënon rikthimin e trupave amerikane në detyrë aktive në udhëheqjen e kësaj komande, për herë të parë që nga shtatori i vitit 2014.

Zëdhënësi i komandës, rreshteri i shtabit Hunter Tate, ka thënë se vendimi për ndryshimin e udhëheqjes është marrë për shkak të “disponueshmërisë aktuale të forcave dhe nevojave të misionit”.

Ndryshimi vjen në një kohë kur janë paralajmëruar reduktime të trupave të KFOR-it, në kuadër të përshtatjes së pranisë ushtarake me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

BBC për protestat kundër Ramës: Është zëri i rinisë shqiptare, përplasje me policinë, skena të papara prej dekadash

BBC për protestat kundër Ramës: Është zëri i rinisë shqiptare, përplasje me policinë, skena të papara prej dekadash
16/10/2026 - 19:54

Shqipëria po përballet me një valë protestash të dhunshme, të cilat kanë përfshirë Tiranën dhe disa qytete të tjera të vendit. Përplasjet mes protestuesve dhe policisë, sulmet ndaj...

Më shumëDetails

Mbi 150 të lënduar nga protestat në Tiranë

Mbi 150 të lënduar nga protestat në Tiranë
16/10/2026 - 19:47

156 persona janë lënduar gjatë katër ditëve të protestave në Tiranë, prej të cilëve 97 efektivë policie, 45 protestues dhe 14 kalimtarë, sipas ministrit të Brendshëm të Shqipërisë,...

Më shumëDetails

U kritikua nga Trump, reagon Zelensky

U kritikua nga Trump, reagon Zelensky
16/10/2026 - 19:43

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ai “po mbron vetëm interesat e Ukrainës”, pas kritikave të ashpra nga Donald Trump, i cili e quajti “turp” valën e re...

Më shumëDetails

Merz: Mali i Zi ka përmbushur pothuajse të gjitha kushtet për anëtarësim në BE, çështjet e vogla “lokale” me Kroacinë janë të zgjidhshme

Merz: Mali i Zi ka përmbushur pothuajse të gjitha kushtet për anëtarësim në BE, çështjet e vogla “lokale” me Kroacinë janë të zgjidhshme
16/10/2026 - 19:33

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Mali i Zi ka përmbushur pothuajse të gjitha kushtet për anëtarësim në BE dhe se kërkesat e paraqitura nga kryeministri kroat Andrej...

Më shumëDetails

Deputeti i VV Bylbyl Sokoli thumbon Përparim Ramën: Ai është mirë me pastru Prishtinën para Lojërave Mesdhetare

Deputeti i VV Bylbyl Sokoli thumbon Përparim Ramën: Ai është mirë me pastru Prishtinën para Lojërave Mesdhetare
16/10/2026 - 19:26

Deputeti i LVV, Bylbyl Sokoli, në një intervistë në emisionin Frontal të T7 ka folur për lojërat Mesdhetare dhe përplasjet e fundit mes kreut të Prishtinës, Përparim Rama,...

Më shumëDetails

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”, Berisha thirrje për protestën e së shtunës: Të solidarizohemi me studentët

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”, Berisha thirrje për protestën e së shtunës: Të solidarizohemi me studentët
16/10/2026 - 19:18

Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që të solidarizohen me studentët dhe gjimnazistët, në kuadër të protestës së paralajmëruar në Tiranë. Në një deklaratë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë