Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Aurora Group” nis objekt banesor pa leje në Iliridë të Mitrovicës – Kryeinspektori i ndërtimit, Ahmeti: I’a kemi ndërprerë punimet

03/12/2024 - 14:03
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Aurora Group” nis objekt banesor pa leje në Iliridë të Mitrovicës – Kryeinspektori i ndërtimit, Ahmeti: I’a kemi ndërprerë punimet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe 25 vite pas luftës, çështja e ndërtimeve pa leje (ilegale) në Kosovë vazhdon të mbetet problem serioz, duke bërë që pastaj të ketë problem me legalizim të pronave.

Lexues të Veriu.info sot kanë raportuar në redaksi se në lagjjen Ilirida të Mitrovicës ka nisur ndërtimi i një objekti banesor pa leje nga kompania “Aurora Group”.

Në foto shihet se si në një parcel në rrugën ‘Çamëria’ në Iliridë të Mitrovicës po punohet në gërryerje të themelit për nisjen e një objekti banesor.

Se a ka leje kompania, Veriu.info ka kontaktuar drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Mitrovicës, të cilët kanë konfirmuar se “Aurora Group” akoma nuk është pajisur me leje ndërtimore për ndërtimin e objektit banesor në këtë parcelë.

Veriu.info ka vazhduar hulumtimin e rastit, duke kontaktuar shefin e sektorit të ndërtimit në Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Vehbi Ahmeti, për ta pyetur në lidhje me veprimet ligjore që janë ndërmarrë ndaj “Aurora Group” me nisjen e ndërtimit pa leje.

“”Në orën 11:00 kemi dal në terren dhe i kemi ndërprerë punimet, pasi që nuk ka leje ndërtimi”, ka thënë Vehbi Ahmeti për Veriu.info.

Kur është pyetur nga gazetarja e Veriu.info pse kompania po vazhdon punën edhe pas ndërprerjes së punimeve, kryeinspektori i ndërtimit ka thënë që nëse keni dëshmi për këtë do të veprohet menjëherë, me ç’rast gazetarja e Veriu.info i ka dërguar fotot e bëra rreth orës 13:30 ku shihet një kamion duke hyrë në vendpunishte, duke i bërë me dije isnpektorit Ahmeti se në vendpunishte nuk ka shirita të vendosur nga inspektorët e Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse thotë se i janë ndërprerë punimet.

Përveç nisjes së ndërtimit pa leje, shihet se si kompania gjatë kryerjes së punimeve ilegale ka bërë ndotje të madhe të rrugës me baltë.

JU REKOMANDOJMË

OVL-UÇK me akuza ndaj Gjykatës Speciale: Jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare

OVL letër ambasadave pas shtyrjes së aktgjykimit nga Specialja: Vendimi ta forcojë besimin e ta ruajë stabilitetin
09/11/2026 - 20:20

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për organizimin e 240 konferencave për media, duke kritikuar mënyrën se...

Më shumëDetails

Lushaku pas deklaratës së Rashiqit: Duhet llogaridhënie!

Lushaku pas deklaratës së Rashiqit: Duhet llogaridhënie!
09/11/2026 - 19:55

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq, duke kërkuar llogaridhënie lidhur me qëndrimet e tij. Gjatë...

Më shumëDetails

Kurti takohet në Paris me personalitete që kontribuuan për Kosovën, diskuton për aktgjykimin e 16 shtatorit

Kurti takohet në Paris me personalitete që kontribuuan për Kosovën, diskuton për aktgjykimin e 16 shtatorit
09/11/2026 - 19:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Paris me disa personalitete franceze dhe ndërkombëtare, të cilët ndër vite kanë kontribuuar dhe kanë qenë mbështetës të...

Më shumëDetails

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit
09/11/2026 - 19:12

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku, i cili deri më tani mbante postin...

Më shumëDetails

Azemi: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë

Azemi: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë
09/11/2026 - 18:54

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka deklaruar se një mjek specialist në Kosovë paguhet 1,430 euro në muaj, ndërsa kujdestaritë gjatë fundjavave kompensohen me rreth 300 euro....

Më shumëDetails

Hoti kërkon rregullim me ligj: Deklarata e Pavarësisë dhe portreti i Rugovës nuk janë dekor që hiqen sipas shijeve

Hoti: Ne kemi punuar ngushtë me aleatët që çështja e Kosovës të jetë sfidë për integrim euroatlantik e jo sfidë e sigurisë
09/11/2026 - 18:25

Deputeti Avdullah Hoti ka kërkuar që vendosja dhe respektimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe portretit të presidentit Ibrahim Rugova të rregullohen me ligj. Përmes një postimi, Hoti ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Bujupi: Zyrtari i Ministrisë më priti në banjo, ma vendosi revolen në shpinë dhe dorën në fyt, kur u ktheva i ra arma

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Përplasja mes Jonës dhe Doresës merr një tjetër kthesë, publikohen screenshot-e të vjetra me akuza të forta

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Publikohen rezultatet, këta janë prokurorët e rinj që kaluan testin kualifikues

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë