
Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari ka reaguar ndaj postimit skandaloz të Faruk Mujkës së Vetëvendosjes ku krahason median kosovare (KTV), me median ruse (Sputnik).
“Platformat (qëllimisht nuk po iu referohem si media) Sputnik dhe Russia Today janë aq të rrezikshme sa që Bashkimi Europian i ka ndalu me vendim dhe në shumicën e Europës nuk janë të qasshme”, ka shkruar Kusari.
“Krahasimi i KTV-së dhe emisionit të moderatores profesionale Mimoza Koprani Muçaj me këto platforma nga anëtari i VV Faruk Mujka është i papranueshëm dhe e rrezikshëm. Ai duhet ta fshijë statusin dhe të kërkojë falje” shton tutje ajo.











