Deputetët e opozitës së Kuvendit të Kosovës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ata janë larguar për shkak se ka nisur me vonesë seanca e sotme.
Për të njëjtën çështje ka reaguar edhe kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se komisionet parlamentare po organizojnë mbajtjen e mbledhjeve në të njëjtën kohë kur ka për të nisur një seancë e Kuvendit.
“Kjo që keni bërë është vërtetë jo serioze, do ta precizoni dhe të disiplinoheni sa i përket përgjegjësisë që e keni edhe mbajtjes së mbledhjeve të komisioneve”.
“Nuk mund të ndërhyni në seanca kur janë të caktuara nga kryesia. Kështu e bllokoni punën e Kuvendit”, ka thënë Konjufca.
Gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe një seancë tjetër e Kuvendit e që është plenare.