Komuna e Vushtrrisë, konkretisht Ekipi për Parandalim dhe Reagim kundër Braktisjes dhe Mosregjistrim të nxënësve në arsimin parauniverisitar, i cili funksionon në kuadër të Drejtorisë për Arsim, është shpërblyer me mirënjohje nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për përkushtimin institucional në zbatimin e platformës për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes së shkollimit, në arsim parauniversitar.
“Ekipi për Parandalim dhe Reagim kundër Braktisjes dhe Mosregjistrim të nxënësve në arsimin parauniverisitar, me përkushtim të thellë jep kontribut në fushën e arsimimit të nxënësve në nivelin e arsimit parauniversitar.
Andaj kjo mirënjohje nga ana e nivelit qendror është motiv për të vazhduar tutje”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.










