Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njoftoi se bypassi i kanali të Ibër-Lepencit është tani i funksionalizuar.
Ai theksoi se pak minuta më parë është lëshuar uji, duke siguruar furnizim të mjaftueshëm me ujë për Kompaninë Energjetike të Kosovës (KEK) dhe KRU-në.
“Për më pak se një javë është ndërtuar dhe funksionalizuar komplet bajpasi në kanalin e Ibër Lepencit. Para pak çastesh e lëshuam ujin në bajpas. Tani do të ketë ujë të mjaftueshëm edhe për KEK-un e edhe për KRU-të”, tha ai.